Lërmë tani moj jetë-Suzana Rama


Me gjuhën e shpirtit moj jetë,

do të shkruaj sot në këtë botë,

ku të shoh në gotën gjysëmplot.

Me gjuhën e shpirtit se s’mund,

të anashkaloj petale më ke dhuruar,

por dhe baktere të këqija e të mira,

që shumë më kanë trazuar…….

Duke dashur të më lodhin,

t’më tjetërsojnë vazhdimësinë,

si të jenë leva të vëndosura,

në ingranazhin e jetëgjatësisë.

Nuk të them dot moj jetë,

që jam kënaqur pafundsisht,

se nuk më ke lejuar që lirisht,

të buzqesh plot ngjyra e dritë.

Në ato çaste më ke sulmuar,

dhe më ke futur në debate.

me të cilat unë jam munduar,

të nxjerr mësim e të ndalem.

Jo për ti dhënë liri dhe rrugë,

atyre, injorancës dhe cinizmit,

por se s’mundja të boshatis vehten,

qe ti mbush të tjerëve mendjen.

Me gjuhën e shpirtit moj jetë,

me atë gjuhë ku veç brëndia flet,

sido që kaloi me apo pa halle,

në heshtje, me ikje e me ardhje.

Me situata të ndryshme ngatërruar,

lehtë a rëndë ti vazhdove të ecësh,

lodhur po me shëndet t’më sjellësh.

Të lutem, tani lërmë të jetoj e qetë,

sido që erdhe them se kam akoma,

ditë plot deri sa ajo dita të më vijë,

në infinitin e dytë përfundimtar të mbrijë.