Trill-Sokrat Habilaj


Sokrat Habilaj

Dhe sikur të vij një ditë që hapat e mi,

Do duan mbështetje të çapiten më tej.

Si zvarriten retë kur ngarkohen me shi,

Unë prapë për ty një trill rinie do gjej.

Le të themi, do dal para teje nga porta,

Ti rri në pasqyrë, bëj të të ndrijë qerpiku.

As mos u ngutë për gjërat e tua të vogla,

Harromë një çast mua! Atë që sapo iku!

A ndoshta mendo të bësh sherr me fjalë,

Ndoshta ke dhe inate, mbledhur në vite.

E çfarë nëse ty të pret jashtë një djalë?!

Bota dhe pa mua, po kaq e bukur do ishte.

E unë do të pres të më shfaqesh në derë,

Mbase më thua të mos ndihem ngushtë:

Sikur koha të kthehej pas një mijë herë,

Unë ty do të të doja prapë!Pa asnjë kusht!