Librat e mia në skrap të Veliajt-Dr. Selman Meziu


Dr. Selman Meziu


Më erdhi keq kur mora këtë përgjigje të hidhur nga helmi i kroit të kohës tonë. Ajo ishte e inatosur. Nuk munda t’a psikologjis libraren. Nuk munda të zbuloi të vërtetën e ngjarjes. Megjithatë do të përpiqem t’a fus lexuesin në hullinë e saj. Nuk e di sa do t’ia arrij. Dhe ja fillojm.
Mora dy librat e mia: ‘’Lulet e mia kënaqsia juaj.,, dhe ‘’Ajnshtajni i përcëlluem.,, U ndalova te baraka që shiste gazeta e libra ngjitur me shkallët, ku hyje në Bibliotekën Kombëtare, te Pallati i Kulturës në zemrën e kryeqytetit shqiptar. Pas një viti mora të gjitha lekët e librit të parë të shitur. Kuptohet i dhash edhe libra të tjerë. Të gjitha këto me dokumenta. (Faturë e thjesht tatimore. Nr. 002558. Datë 09.08.2013.) Ishte librari e shkruesve të shumtë Dibranë, ndoshta dhe të tjerëve.
Nuk shkova për shumë kohë brenda saj për të parë shitjen e librave. Arsyeja, se kushdo thot sot në këto kohëra: ‘’Librat nuk blihen. Të rrallë janë ato që pasurojn bibliotekat.,, Kjo dukuri mjaft e mbrapsht për zhvillimin kulturor e ekonomik, ka shpjegimin e vet. Lexojm. Zhvillimi i teknologjive të internetit, tabletet, kompiuterat, celularët i kanë larguar njerëzit nga librat prej letre. Pra nga konkretia, materialia, e prekshmja. Edhe shtëpitë botuese në vendin tonë dhe në botë janë në krize (në grindje me zhvillimet teknologjike). Tjetër, edhe hyrja në modelin e shtetit demokratik borgjez, me shkatërrime barbare në Shqipëri, shpërfytyroi njeriun moralisht, shtoi çvendosjet e popullsisë, dogji librari, biblioteka institucione ekonomike e shoqërore. Këto dukuri të mbrapshta, çardallosen keqas brezin e mësuesve dhe të nxenësve pse jo te gjitha breznitë, në këto kohëra. Fatkeqësisht vazhdon ende. Njeriu shqiptar pa dallim moshe, rinia, femijë jetojn sot në ‘’botën e pa diturisë dhe të politikave mesjetare të kulturës dhe arsimimit.,,
Ndoshta u largova paksa nga tema. Megjithatë ndodhi ndryshimi i madh. Në vend të dy barakave që shisnin libra në anën jugore dhe ngjitur me Pallatin e Kulturës u projektuan lulishte. U vendosen lule barishtore shumë vjeçare, shkurre e drurë zbukurues. Pra u formua mushkria e gjelbërt e kryeqytetit. Barakat u zhduken. Meqënse vija një herë në vit në Tiranë, pyeta se ku ishte çvendosur ish libraria ngjitur me shkallët e hyrjes së Biblioteken Kombëtare?
Përgjigjen e parë e mora nga gazetari, shkrimtari dhe intelektuali Fatos Daci i cili me tha: -Në fund të bulevardit ‘’Zogu i parë.,, në të majt shkruan ‘’ Libraria art’s.,, Pas Kovidit dhe sëmundjes që më ndodhi mua, u ktheva në Tiranë. Një ditë hyra në librarinë e re, dhe kërkoi titujt e librave të mi. Ato ishin kaq shumë dhe të vendosura si në një bibliotekë. Për rrjedhoj nuk mund me i gjetun.
Me fletë hyrjet, shtërnguar fort në dorë, pyes shitsen: -Ju lutem a mund të më tregoni ku jane librat e mia? Ajo u përgjegj: -Po shikoi në kompiuter. Pastaj vazhdoi: -Me thuaj vitin kur i keni sjell? Iu përgjigja duke i dhanun datën. Pasi ju ra me gishta tastierave pak sa nervoze tha:
Kan shkue ne skrap të Erion Veliajt (Kryetari i Bashkisë Tiranë).
Për momentin nuk e kuptova. Ajo e kuptoi gjendjen time nga ndryshimet në fytyrë, dhe vazhdoi: – Libraria u shkatrrua me skavator sëbashku me librat. Nuk më dhanë kohë për marrjen e tyre.
Ndërkohë filloi punën me një tjetër prurës librash. Pashë librarinë të mbushur plotë e përplot. ‘’Brezi yne shkruan akoma. Mbi prodhimi i librave ka arritur kulmin.,, se çmë erdhën këto mendime në kokë. Shprehje e nje realteti obskurantist. Sëbashku me groposjen e tyre me urdhër shtetari.
Kisha dëgjuar e parë protesta e kacafytje me policinë banorët e Astirit etj. kur u prishën vila e shtëpi hallexhinjsh. Dola jasht duke murmuritur me vete: ‘’Nuk ka faji librashitsia. Ka faj shteti. Ai të humb shtat pash nën dhe. Kisha dëgjuar ma të moshuarit. Jo ma për kulturën e librat etj. që nuk duan t’ia dinë. Paraja ka pushtuar shpirtërat e pushtetarëve. Ato të gjitha llogaritë i bëjnë ne lek, dollar ose euro.,,
Ndërkohë mu kujtua një intervistë që i pata marrun mësuesit e historishkruesit nga Sina e Poshtëme, Femi Kaloshi në gusht 2008. Ai ka dhjetë vjeçar që iku syrgjinosur në shtetin Kanades. Dhe ja çfar kam shkruar: ‘’Gjatë shkatrrimit të shtëpisë në prill Maji 2007 në hyrje të Laprakës u përzien me tullat gëlqeren e betonin shumë libra ndër të tjera edhe, Romani ‘’Ana karenina 2 volume; ‘’Konte monti i kristos,, 3 volume; ‘’ Titistët dy kopje; 150 koleksione gazetash të ndryshme; ‘’Gjenerali i Ushtrisë së vdekur ,, dhe ‘’Kështjella,, e I. Kdaresë, seria e veprave të Migjenit dhe Çajupit etj. etj.,,
Shembujt janë të shumtë. Ato të rrënqethin mishtë. Ato jane dukuri të tragjedisë të një populli që po humb gjithëçka. Edhe pse milionerët janë shtuar. Mirpor progresivisht ështe shtua varfëria e qindra mijera të tjerëve. Ndërsa libri e kultura nuk janë ma kostume te qeverive, politikanëve.
Unë humba mundin e djersën time. Netët pa gjum e torturimin e trurit e syve. Humba edhe një librari ku i çoja për të marrë ndonjë lekë. Ndërsa tani po i jap falas dhe kam ulur shumë numurin e kopjeve të botuara. Rendi me çanta ndër duar së paku t’ua dhuroi bibliotekave që se paku të mbetet diçka në qerthujt e kohës. Ndoshta nje ditë dikush do t’i shfletoi e mendësohet. Edhe une duhet me shkue mbas çerres se pushtetrëve dhe të kohës. Mjerisht kështu ka ndodhur e vazhdon.