Loti i Nënës-Urim Mezini


Me lot n’sy shihte të ëmën

Një kafshatë donte i shkreti

Nëna gjorë s’dinte c’të bënte

Qante fshehurazi nga sikleti.

Si t’ja bënte nëna shkretë

Djali bukë i kish kërkuar

N’cdo vend shikoj,mos gjente

Asnjë thërrime,skish qëlluar.

I’u afru djalit me dashuri

Loti fytyrën ia mbuloj

I fërkoj kokën me dhembshuri

Dhe u mundua ta qetësoj.

Biri im, drita syve t’mi

Fli tani,shkoj shumë vonë

Nesër nëna që pa gdhirë

Do t’jap ty për të ngrënë.

Nëna gjor sdinte c’të bënte

Kërkoj raftin e bukës,fije fije

Dy lug miell me zor sajoj

Në gazetën,poshtë tepsije.

Sytë i ndritën nga gëzimi

Nga kënaqësia fluturoj

Një kulac për të birin

Me zor t’shpirtit e sajoj.

S’priti gjatë djalin e zgjoj

Vetë një sy gjumë se mori

Djali erën e kulacit dëgjoj

Nënës i gufoj kraharori.

Sa shumë vuajnë nënat n’shpirt

Nuk ankohen kurrë që u lodha

Shumë lot derdhin për fëmijtë

Sa shumë vuajtën ato të gjora.

Sa shumë lot derdhin n’këtë jetë

Ku shumë gjëra si plotësohen

Kur fëmijt i kan t’urit e t,sëmur

Bëhen copash e robëtohen.

Urim Mezini Torino,Itali