Lotin e nënës-Natasha Limaj


Hapu – hapu… shpirt

Bëhu kallamar

Mblidh lotin e nënës

derdhet vilarë…

Dhe një pikëz gjaku

Nga zemr’e bymyer

Bëhet bojë e kuqe

Penën për të ngjyer…

Të lidhim dy vargje

Për një djalë të bukur

Vërdalliset dhomës

I kthyer në flutur…

Puth e përqafo

Nënën dhe babanë

Një përplasje krahëve

Në dhomën matanë…

Rrotull – rrotullo

Me sy diç kërkoi

Nga që, nuk pa gjë

Nga dritaja shkoi!…

N . L . ( F ) 20 . 11 . 2023