
Shpirti i artisti është si diell,
Është qetësim dhe shërim.
Ku janë kompozitorët e parë,
Ata shpirtin na mbajnë gjallë..
Me këngë na bënë njerëz krenarë.
Shpirti Artistit përhap dritë,
Përhap rreze dielli ne shpirt…
Në këtë kohë ne kemi nevojë
Të zgjatim jetën, jo të lëngojmë,
Po me njeri-tjetrin të vallëzojmë…
S’harrohet kënga e lahutës shqiptare që tund pllajat,
luginat dhe malet,
oshtima e saj ngre peshë zemrat mbarë,
dhe na bën krenar që jemi shqiptar.
Keni dëgjuar si jehojnë bjeshkët e malësisë,
Kur malësorët tundin telat e sharkisë,
valëzojnë lëndinat, ndihen zilet e këmborët
Kënga dhe vallja ngre peshë krejt malësorët.
Me shpirti i artistëve të shumtë popullor,
duhet të këndojmë së bashku si në korr,
Se na u mpiks truri përmbi celular,
Merremi me llafe, si kurrë më parë…
HIJA BLLOKON DRITËN
Një pemë në oborrin e shtëpisë
Ngriti kryet drejt kreut të çatisë
Dhe kokrra ulliri nuk formoi,
Po vetëm rrezet e diellit largoi….
Atë pemë për çfarë ta doja?
Mora sëpatën dhe e rrëzova…
në vend të saj luleshtrydhe mbolla tokën djerrë nuk e lejova….
Ah, ta shikonit, si duket, sa bukuri,
Rrezet e diellit hynë brenda në shtëpi.
Pres luleshtrydhet të skuqen nga vesa,
Të ëmbëlsoj të vegjlit, nipër e mbesa.
Syri m’u kënaq, shpirti m’u gëzua,
Rezet e diellit me përshëndesin mua.
Poezi Tè botuara nè librin me poezi “Shpirti Engjèllor “
Autore :Sheqere Sina /Lushnjè /Shqipèri /