
LUFTËTARIT TË LIRISË
( Në ditën e dëshmorëve)
Sonte
nuk dua të fle
terrin dhunshëm do ta grisë
dhe me xixë stralli
do e kërkoj
betohem
Luftëtarin e lirisë.
Sonte
kam mallin e ndezur,
në shpirtin zjarrë e prush
do hapëroj
fusha,male e dete
lirisë t’i bëhem krushk.
Sonte
Hënës lutje do i bëj
Orfeun të ma zbres mbi Qyqavicë
se trimin,
malli prush ma dogji
për këngën e lirisë.