Me Sokolin të gjitha 5 Majet
Dhe sivjet , shkuam tek trimat
Me i vogli nderimi homazhet
Për ata që përballojnë suferina.
Ja, Liria, Lefteria, bashkë ranë
Trimëresha po flenë nën mermerin
Për atdhenë e përbashkët e dhanë
Gjithë gjakun në fushën e nderit.
Ja Iliri, pranë tij dhe Lefteri
Ndanë bukën, cigaret e plumbat
Kurse mortja i rrëmbeu si sqifteri
Roje nderi mbi ta rrijnë pëllumbat.
E përulen mbi ta lulëkuqet
Seç përulen filiza zëmbaku
T’ gjitha lulet morrën ngjyrëkuqe
T’ u ngjasojnë flamurëve të gjakut.
E përbashkët buka, llogorja
Dashuria, vuajtja, gëzimi
E përbashkët lavdia, fitorja
Në altarin e shtrenjtë të ngadhnjimit.
