Ma trego atë sekret…!Petro Sota


Petro Sota

Hapet qielli menjëherë

Sapo n’rrugë po dilje ti,

Edhe pse ishte pranverë

Qe fundmarsi, ditë me shi.

Nuk e di, pse u bë kështu, ?

Një fenomen, që ndodh rrallë,

Fustani i jot, tundej mbi gju

Ndërsa mua, m’dukej si përrallë.

Mbeta i heshtur, si për çudi

Si një xhindi, zbritur nga retë,

Ndërsa dielli, i fshehur rri,

Se shkëlqimin, tek ty e tret.

Si shkëndijë e zjarrtë vullkani,

Mbi flokun tënd, kish rënë flaka,

Të tundej lehtë, mbi gju fustani

Por dhe shtati, kur ecje n’taka.

Tek ty gjithçka, ish e përsosur,

A m’dukej, mua kështu vërtetë,!

Ndërsa qielli, ishte brengosur,

Se menjëherë, shpërndau retë.

S’mund të ndodhte, ndryshe jo

Por në mendime s’mund të rrija

Kjo ditë e bukur më thotë:-shko,!

Se po thërretë, vetë dashurija.

Ta ndjek pas, po më thërret

Që t’shuhet flaka, mos ta le,

Një rreze dielli, nga qielli zbret

Që mbi mua bije, si një rrufe.

Kur të shoh, gjithçka harroj,

Se me vështrim, ti më godet,

Kur buzën tënde unë shikoj

Tek gjiri syri, ngadalë rrëshket.

Je kaq e bukur, si një zanë

Kur ti ecën shpirti m’dridhet,

Diçka fshehur, ke nën fustan

Një sekret që s’mund të vidhet.

Mos më lerë mëndjen ta vras,

Se me vështrim, ti po më vret,

Dhe më beso, se unë nuk flas,

Por ti ma trego, atë sekret.!