Pa ty jo nuk ka agime-Ukshin Morina


Mos loto ti moj e vogla,

Nga kjo brengë e dëshpëruar!

Për ty vjen sërish pranvera,

Yjet qiellit bukur shtruar!

Ti me je porsi një lule,

M’je si dielli në qërshor!

Nuk të shkon ndër sy pikëllimi,

Buzë e njomë të bëhet borë!

Dhe kur jam krejt i vetmuar,

Të kujtoj si gjithë më di.

Më buzëqesh ky sy i bukur,

Plot hare dhe ëmbëlsi!

Pa ty jo nuk ka blerim,

S’ka aromë as lule shqerra!

Pa ty jo nuk ka agime,

S’ka kujtime ëndrra tjera!

Dhe prej syve të lotuar,

Bie shi e fryn stuhi!

Qielli më është kreshpëruar,

Ti më puthje ,me furi!

Më kujtohet kur t’i puthja,

Sytë e tua porsi si qershi!

Janë të errëta si vetë nata,

Mbushur plot me ëmbëlsi!

Puthjet tua me plot zjarr,

Ti e vogla gjitha hire.

Natë e ndezur porsi hëna,

Të ndritë bukur ty fytyra!

Me ty ndihem i përmbushur,

Hënë e plotë ti përmbi re.

Mbi ty unë do shtrihem rishtaz,

I mbushur dyfish hare!