Manos Elefteriou-Shqipëroi: Lefter Shomo


MANOS ELEFTERIOU

NË SE PYET TË TREGOJ

( ΑΝ ΡΩΤΑΣ ΝΑ ΝΟΥ ΠΩ)

se pyet të tregoj

Se si rroj, ekzistoj

E mes sa rehative

Do të them shumë thjesht

Lotët rrjedhin parreshtë

Rregulli arkëtimesh.

Se prej teje kam marrë

Të panumërta plagë

Dhe prej të tjerësh vetave

Që i marr shumëfish

E prej teje dyfish

Në ar të interesave.

Prandaj, çfarë tregoj

Me qëllim çfarëdo

Do dëgjohet trishtuar

Me që fjalët vajtojnë

Diçka këngët tregojnë

Se janë nga ty huazuar

Shqipëroi: Lefter ShomoK/590 m.e α .