Për ditën e të dashuruarve)
MARIA POLIDHOURI
KËNDOJ SEPSE MË DASHUROVE
(TΡΑΓΟΥΔΩ ΓΙΑΤΙ Μ’ ΑΓΑΠΗΣΕΣ)
Κëndoj sepse dashurinë tënde kam ndjerë
N’ ato vite të shkuar
Dhe në ditët me diell, në të verës parandjenjë
Edhe në ato shirënduar.
Këndoj sepse dashurinë tënde kam ndjerë.
Vetëm sepse më mbajte mes krahëve
Një natë kur e puthe gojën time
Vetëm për këtë u ngjaj lulezëmbakëve
Dhe akoma ndjej në shpirtin tim drithërime
Vetëm sepse më mbajtë mes krahëve.
Sytë e tu se më panë mes vështrimeve
Me shpirt më kanë kundruar
Krenare , me të jetës stemë e stolisjeve
sublime më kanë zbukuruar..
Sytë e tu se më panë mes vështrimeve.
Vetëm se gjatë kalimit tim krenoheshe
Pashë vështrimin tënd ta përshkojë
Porsi një ëndërr mes lojës e dhëmbjeve
Ajo hieja e jote biskonjë..
Vetëm se gjatë kalimit tim krenoheshe
Veç se në emër më thirre mes hezitimeve
Duart m’ i zgjatë i ndrojtur
Kishe brenda n’ ata sy mes turbullimeve
Dashuri të përsosur..
Veç se në emër më thirre mes hezitimeve..
Sepse vetëm, veç ty kishe pëlqyer aq
Prandaj hapi im i bukur në kalim
mbeste
Sikur ngado që vija , ai më ndiqte pas
Sikur kaloje ti aty pranë meje
Sepse vetëm, veç ty kishe pëlqyer aq..
Vetëm sepse më dashuroje unë kam lerë
Dhe jeta ime t’ u ofrua
Gjysmakes kësaj jete time të mjerë
Jeta më është plotësuar..
Vetëm sepse më dashuroje unë kam lerë..
Për të rallën dashuri aq shkëlqyese
M’ i mbushi duart me trëndafila agimi
Aty ku shkel t’ u fal dritë rrugëve
Prandaj nata ma mbushi me plot yje shikimin..
Për të rrallën dashuri aq shkëlqyese..
Sepse më dhe dashuri aq të mrekullueshme
Jetova të rrit çdo ëndërr
Bukuroshi im,tani që perëndove
E qetë vdes dhe ëmbël..
Sepse më dhe dashuri aq të mrekullueshme.
Shqipëroi: Lefter Shomo K / 415 m.p.α.