Mashkull a burrë-Razielda Hitaj


Mashkull a burrë

Razielda Hita

Mashkull që erdhe pa pritë
Duke prit,
Ah, sikur ta dije
Kur bota të kap prej zhelesh
Përplasje në cepa të errët
Ku nga veç me sytë e shpirtit një copë qiell shikon
Robinë e fatit
Kam ngecur, nga ku veç ah, belbëzoj
Zhgarravis veten në mendime
Çjerr shpirtin me thonj
Ky lëmsh nuk kapërdihet
Ajsberg është shndërruar
Mornicat më duken shkëmbinj
Shkëmbinj të thepisur
Ulem në gjunjë, britmat s’pushojnë
Një Ah, pa mbarim
Hesht për pak çaste
Buzëqesh si për ironi të fatit
Ëndrrat zukatin brenda meje
Zgjohem me klithma
Ky zë brenda meje më shurdhoi

Përhumb në kujtime
Me psherëtimë vizatoj buzëqeshjen tënde
Por,,, veç aq
Mashkull apo burrë?
Më ke një jetë lot borxh.