Mbetën fjalë…Suzana Rama


Mbetën fjalë…

Atë ditë të dhjetë majit,

më the veçmas disa fjalë,

mos ma moho lumturinë,

edhe pse vazhdoja të qaj.

Isha vërtetë shumë e mërzitur,

nga familja sapo isha ndarë,

isha për ty lyer e zbukuruar,

veshur me fustanin e bardhë.

Atë ditë kurorëzuam dashurinë,

dita që gjithkush pret e dëshiron,

premtuam që të dy lumturinë,

mbështetur në ndjenjën tonë.

Sa herë që dhjetë maji troket,

vetëm trishtimi është dëshmitar,

nuk qaj më se janë shëruar plagët,

por unë nuk jam ajo Zana e parë.

Ti ike larg Imi n’atë rrugën pa kthim,

nëse do të ishe, do të ftoja sot të dal,

buzë detit ulur bashkë në një tavolinë,

të pyes përse premtimet, mbetën fjalë…