Më duket ëndërr-Majlinda Pajaj


Majlinda Pajaj

Jeta vërtet më duket ëndërr,

Kam frik se humbas në rrugët me diell,

Dikur e heshtur, në kohë të shtrembër,

Malit i ngjitem, prek një copë qiell.

Se di pse sot, kam frik të zgjohem,

Më duket ëndërr dhe ky takim,

Me perëndesha po përqafohem,

Më thoni vallë a s’është bekim?!

Dikur me jetën dhe unë aktroja,

Një personazh pa spektatorë,

Sa shumë nga vetja, unë shpesh kërkoja,

Skenar i humbur, shuar, meteor.

Sot tek kjo ditë, unë mora jetë,

E lumturi, të pa përshkruar,

Dy nimfa uji, ngritur mbi det

Si një spirancë mu ankoruan.

Njëjtë si tek nëna, ma ndjeu shpirti,

Në dejet e tij, gjak arbëror,

Si mrekulli qielli ma zbriti

E Shqipërinë, thurrën kurorë.