Me plis të bardh- Jashar H Selmanaj


1.

Si në ënderr u zgjova shqipëtar

Ah, në mës të rrugëvë të botës

Nji ngushllim më burra atdhetar

E ndajmë ne në thellsin e tokës.

2.

Në agun e mëngjesit del epoka

Ik në epike dhe gjën ngushëllim

Shpirti pushon ku ka rënë koka

Ah, në hijen e heshtjes pikëllim.

3.

Në mës rreshtavë plaga rënkon

Qetësia e gjakut nëpër kapilar

Vetëtim e bubullim çka kerkon

Kurthat që të vendosin në litar.

4.

Qetësin e prish cicirima e zogut

Ah, plisi i bardh syrin e ka vrarë

Ërrësira e zezë në fushë të logut

Dielli në qiell për dritë duke qarë.

5.

Magjepsë njeriu kur të buzëqesh

Shpresa ushqim gjallëron shpirti

Ah, në mjegullë s’ ka peshqesh

Në mbrëmje nji yll polar shëndriti.