Meditime të fjetura…Teuta Shaqiraj


Meditime të fjetura…

dav

Pse e dua mos me pyetni ju lutem !
Pse më do dhe ai, nuk di të përgjigjem .
Dashuria vetëm dashuron nuk bën pyetje
Dashuria vetëm dhuron , as jep përgjigje.
Dashuria dashuron marrëzisht e kaq.

Mos më pyesni ku është streha e saj?
Zemra, qielli a lëvrin në detin e paanë ?
Yjesish zbret është hyjnore mendoj,
e etur deri në asht ,
dashuria sublime mister deri në gjak.