
REFLEKSION
Reflekse drite
Zhbjerrë ndër mure
Lëmoshk myshqesh
Kacavjerrë.
Nëpër çdo zgafellē
Që çirret e gërthet
Dalë prej hiçit
Vektorë pa adresë.
Kah shpirtit u zbehen
Pa dashtë.
Në dhimbje sysh
Hutohet dita
N’shkapërcime fjalēsh
E fiket
ndër drita të errëta.
Inflamacione dhembjesh
Kocka shpirti
Po brejnë.