Mendomë-Mimoza Maria Ajdhoni


Mimoza Maria Ajdhoni

Sonte që qielli është i zemëruar,
lumenj lotësh po derdh përsëri.
Ti mos fli i dashur dhe mendomë,
mendomë dhe unë thjesht do vij.

Do vij se shtrati është akoma i ngrohtë,
aromën time e mbajte aty.
Do vij se ëndrra sapo filloi,
nuk e ndalojmë as unë, as ti.

Do vij se zjarri që djeg zemrën,
në disa çaste nuk shuhet thjesht,
nuk shuhet në këto netë dimri,
as në pranverë e as në vjeshtë.

Një jetë të tërë të jemi bashkë,
një jetë të tërë dhe pak do jetë.
Zjarri do djegë dhe flaka e tij,
majat e lumturisë do prekë.