Mërgimtar-Brixhilda Dede


Brixhilda Dede

Tek pija verën e ëmbël me ty përbri,

Flakës së oxhakut ku shkrepëtim druri përfliste,

kujtova me llahtari.

Kish ca ditë që nga ndjesi e hidhur,

Stomaku më rinte trazuar.

Krevati s’ më mbante shtratit.

Qyqja, ja merte vonuar.

Imagjinoj frymën e pyllit të dendur, pa rrugë, në agoni.

Sikur nëndetsja bërthamore raketat hidhte pa destinacion,..në fshehti.

Qiej të arnuar xhunglash, përqeshnin kur dielli përflakej.

Mbi trup endacak,

djersa bulzuar, thurte hartën e fatit.

Më pas, ai shi i papritur.

Gjëmëtime më vinin veshit,

Bashkë me zërin e nënës në të zeza veshur.

Aratisej mendimi, thellë në terr.

Natë e pafund, mister e ferr.

Mazë kockash dheut të huaj,

Erë e largët turfulluar i reh.

Shpirti,

Eh, shpirti,..

Paqësisht,..me ty fleh.

Nuk kisha menduar, se kjo rrugë e gjatë do të më çonte në të duhurin destinacion.

Sot thinjur, përballë teje qëndroj.

Portat e zemrës hapur më mbaj, plagët të kuroj.

Ah, për nënën e di, është tepër vonë.

Marrosur prej mallëngjimi, dy fjalë po i çoj.

Kanë filluar të zgjaten ditët.

Sajë teje, tempujt janë dritësuar.

Brixhilda Dede @10=1= 2024

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur

Të gjitha reagimet:

96Brixhilda Dede, Mimoza Maria Ajdhoni dhe 94 të tjerë