Mësuesi i shquar, patrioti i flaktë dhe  flautisti i talentuar-Nexhat Nallbati


FLAUTISTI I TALENTUAR

PETRO ILIA TËRPINI

Hoçishti,ky fshat i historisë,gëzimit,këngës dhe besimit,fshati që bashkëjeton me kulturën,artin,pastërtinë dhe humorin ,fshati qetësisë dhe miqësisë, fshati i gjallërisë rinore,i qëndistares së flamurit kombëtar shqiptar MARIGO PASIOS,në të gjithë historinë e krijimit dhe zhvillimit të tij,ka nxjerrë figura të ndritura,intelektualë të shquar,burra dha gra që i kanë bërë nder jo vetëm atij si fshat por me t’a është nderuar e gjithë zona e Devollit,Korça dhe Shqipëria.

Njëri prej tyre është mësuesi,patrioti i flaktë dhe instrumentisti i talentuar,FLAUTISTI virtuoz

PETRO ILIA TËRPINI

Petro Tërpini ose Zoti Petro siç e thërriste gjithë fshati lindi në fshatin Hoçisht të Devollit më 9 Qershor 1895.Shkollën e mesme e kreu në Selanik të Greqisë,të cilën e mbaroi me rezultate të shkëlqyera në mësime.Në vitin 1912 Petroja emigroi në SH.B.A.Në vitin 1920 në Amerikë mbaroi shkollën e muzikës për instrumentin e Flautës.Aty mësoi dhe instrumentet e tjera atë të mandolinës dhe kitarës.Në këto vite ai ishte tepër aktiv duke luajtur me instrumenta dhe duke kënduar këngët patriotike së bashku me shqiptarët e tjerë që kishin emigruar në Amerikë.Të tilla këngë ishin : Për mëmëdhenë, Eja mblidhuni këtu këtu, Vlora – Vlora etj

Me dëshirën e tij ai bëhet shumë shpejt antar i rregullt dhe organizator i shoqërisë patriotike “Vatra”.Më 1920 Petroja kthehet nga Amerika në Shqipëri duke sjellë me vete bandën kombëtare të shoqatës “Vatra” me 32 antarë të saj dhe me 20O vullnetarë të tjerë patriotë shqiptarë për të marrë pjesë në luftën e Vlorës.

Pas çlirimit të Vlorës Petro Tërpini martohet me vajzën e bukur Eleni Kallço.Nga kjo martesë erdhën në jetë katër fëmijë,nga të cilët dy vajza dhe dy djem.Fëmija e parë ishte

Vajza me emrin Norma Tërpini,fëmija e dytë ishte djali Koço Tërpini,fëmija i tretë ishte vajza

Violeta dhe fëmija i katërt djali Ilia Tërpini.

Është për t’u theksuar se që të katër fëmijët e Petros u edukuan qysh në fëmijëri me frymën e patriotizmit dhe ndjenjën e dashurisë për Atdheun,për fshatin e prindërve të tyre Hoçishtin.Është kjo një nga arsyet kryesore që fëmijët e Petros u bënë të gjithë të mbarë,tepër të rregullt dhe punuan me ndershmëri e ndërgjegje të lartë,vullnet e përkushtim në punë duke u bërë model model dhe shëmbull për të gjithë moshatarët e tyre.

Në vitin 1921 nën kujdesin e zotit Petro u hap shkolla e parë shqipe në fshatin Hoçisht.

Gjatë gjithë eksperiencës së tij gati gjysëm shekullore Petro Ilia si mësues u dallua për punë të palodhur ,vullnet ,pasion,përkushtim dhe profesionalizëm të lartë në edukimin dhe shkollimin e brezave të shumtë me dashurinë për mësimin, shkollën dhe gjuhën shqipe.

Petro Ilia së bashku me kolegët e tjerë mësues të fshatit e bënë shkollën e Hoçishtit model në të gjithë Devollin e më gjërë për rezultate të shkëlqyera në mësim dhe edukim.

Petro Ilia ishte dhe mbeti deri në fund të jetës së tij një njeri dhe intelektual i rregullt,i disiplinuar ,i ëmbël,i qeshur,i qetë,me karakter të fortë,me integritet dhe individualitet të rrallë.Ai ishte me temperament impulsiv,i gjallë,tepër pasionant,mjeshtër në përdorimin e instrumenteve sidomos në flaut,mandolinë dhe kitarë.

Dashuria për muzikën dhe artin në përgjithësi e bënte atë të veçantë dhe të dallueshëm nga të tjerët.E deshte dhe adhuronte shumë artin dhe mjeshtërinë e drejtimit sidomos të orkestrinës së fshatit që e krijoi vetë.

Një nga thëniet e tij më pikante ishte:

“Jeta është art,dhe në art ndjehet jeta”

Në kujtimet e tij për Petro Tërpinin njëri nga shokët dhe bashkpuntorët e tij më të ngushtë,

Ish mësuesi i fshatit Hoçisht dhe më vonë KUNDËRADMIRALI partizani i orëve të para të luftës A.N.ÇL.Gjenerali ZIQIRI MERO, që u nda nga jeta në moshën 101 vjeçare në një takim të veçantë që është bërë me devollinjtë e Tiranës dhe fshatrave të tjerë të zonës për të nderuar figurën e Petro Tërpinit midis të tjerash si tha:

“Petroja ishte një mësues dhe shok i rrallë.Ai ishte organizator dhe metodist i shkëlqyer në dhënien e mësimit.Dinte të ndërtonte mardhënie shumë të mira me nxënësit,prindërit dhe gjithë banorët e tjerë”.Ai ishte tepër i apasionuar pas këngëve patriotike.Ato ishin debulesa dhe ushqimi shpirtëror i zotit Petro.Por Petroja ishte dhe inspirues dhe autori i interpretimit të serenatave origjinale të fshatit Hoçisht dhe këngëve të tjera që këndoheshin nëpër veprimtari të shumta në fshat e kudo gjetkë.

Zoti Petro për vite me rradhë ngriti dhe drejtoi me aftësi dhe kompetencë profesionale grupin artistik të mandolinatave të fshatit,që funksiononte rregullisht dhe ishte i veçantë jo vetëm në zonën e Devollit por dhe më gjërë për punën,gjallërinë dhe vazhdimësinë e aktivitetetit që zhvillonte dhe kjo në rradhë të parë i kushtohej punës së palodhur të Petro Tërpinit.Ky grup jepte koncerte jo vetëm në fshatin e tij por dhe në fshatrat e tjerë për rreth si në Progër,Poloskë,Baban etj.

Në çdo festival që zhvillohej në zonën e Devollit dhe në qytetin e Korçës grupi që drejtohej nga zoti Petro vlerësohej me çmime të para.

Për punën dhe veprimtarinë e tij të shquar ndër vite si mësues,patriot dhe udhëheqës artistik Petroja është vlerësuar me urdhëra dhe medalje të shumta:

Është vlerësuar me urdhërin për veprimtari patriotike,me urdhërin e flamurit,me titullin krenaria e shoqatës Devolli etj.Por dekorata më e madhe për të ishte vlerësimi,nderi, respekti dhe mirënjohja e thellë që i dha atij populli i fshatit ,Devollit,Korçës,Shqipërisë dhe kudo në diasporë anembanë .

Petro Ilia u nda nga jeta në moshën 91 vjeçare.

Kujtimet,gjurmët dhe vepra e tij janë të çimentuar në memorien e çdo Hoçishtari,devolliu,Korçari dhe çdo shqiptari që e njohu nga afër,bisedoi,foli dhe dëgjoi muzikën e tij.Një prej atyre që pati rastin dhe fatin t’a njohë nga afër këtë personalitet të shquar të historisë kombëtare,të edukimit,artit dhe muzikës shqiptare jam edhe unë që shkruajta me modesti këto rreshta. E njoha këtë burrë gjatë viteve të arta të punës sime si instruktor i komitetit të rinisë së rrethit Korçë për zonën e Devollit në vitet 1968 -1975.Më kujtohet si tani ai burrë tepër fisnik,i mbajtur mirë,tepër i rregullt që në paraqitjen e tij të jashtme, t’a impononte respektin, i mbajtur dhe i veshur bukur,tepër komunikues,gjithmonë i buzëqeshur dhe komunikues.Në ato vite fshati Hoçisht ishte një nga fshatrat model dhe më i dalluari në të gjithë zonën për veprimtaritë e shumta kulturore,artistike dhe sportive që zhvillonte brënda dhe jashtë fshatit.Zoti Petro dhe Dhimitraq Tërpini megjithëse ishin paksa më të moshuar se të tjerët,ata kishin energjinë e një të riu.Këtë e tregonin me pjesmarjen direkte në çdo aktivitet dhe me energjinë që jepnin dhe shpërndanin tek ne me këngët e tyre që i këndonin nën shoqërinë e instrumentave të tyre më të dashura kitarës dhe mandolinës.Tek sytë dhe shpirti i tyre dukej qartë gëzimi dhe kënaqësia që ndjenin kur plotësonin dëshirat dhe kërkesat e të rinjve dhe bashkëfshatarëve të tyre.

Ai nuk do të harrohet kurrë por do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje të veçantë për atë që ishte dhe për gjithçka bëri në shërbim të Atdheut të tij që e deshte aq shumë.