Miku im poet…Poezi nga Mihal Qose


Komenti dhe përkthimet nga SOTIR ÇATI

Mihali eshte nga Dhrovjani me emër, i Sarandës Autor i një vëllimi të bukur poetik. Dhe ç’poet!

Tradicional,popullor, i çiltër, i ëmbël,me një fjalor të pasur figurativ, për t’u pasur zili,që e lexon, e rilexon e s’ ngopesh, i përfshirë nga emocione te fuqishme, që të ngjallin vargjet e tij…

Ju paraqes, të përkthyera prej meje, tri poezi te bukura të tij.

Një dhuratë pranverore për mikun tim të mire.

RREZJA E DIELLIT

————

…Erdhi pranvera! Vjersha e parë, si dollia e parë,për pranverën! Na e njoftoi një rreze dielli, një fllad i lehtë,gonxhet e lulet e para…

Nxori syrin Lindja

në muajin e ngrirë,

më dërgoi në dritare

një rreze…të shtrirë.

Ndali te bajamja,

në parvaz ulet,

ngarkuar me pranverë,

me gonxhe e me lule.

Dhe një fllad i lehtë,

q’u zgjua gjithë qejf,

shkundi degëzën e hollë,

ajo tundet edhe qesh…

Ma tha me buzëqeshje,

ashtu, duke vrapuar,

vjollcë e zog shetgtar,

pranverën duke lajmëruar!

——————–

SJELL ERA…

(Sipas nje motivi popullor)

Fryn era, bien lulet,mbushen tavolinat,

pleksin në flokë kurorë e kordhele plot ngjyra.

Fryn era, sjell aroma,gjithë bota kundërmon,

kaq hire e dashurinë, unë dua t’i shijoj…

Bie flladi dashurinë,ledhaton urimet,

pija porsi lumë rrjedh,lundroj mbi endërrime.

Një këngë polifonike sjell era bashkë me ison,

kush ia merr e kush e lë, kush këngën dredh.

Heq vallen qejfi dhe ti pogonishten,

melodi me klarinetë,me lahutë e me def.

Ti dredh trupin tërë naze,heq vallen,dredh shaminë,

të shtrëngoj unë dorën tjetër,e në qiej bashkë mbërrijmë!

Dashuri bie flladi dhe te puthja jonë qendron,

mos ,vallë, mund e di edhe lumturinë ta çmojë?

————–

Ç I L T E R S I…

—-

Mos thoni ”gjynah”kur të humbas,

as tri fjalët ”iku,na la”,

as refrenin ”i mirë sa s’ ka!”

Lexoni një vjershë,

andej do t’ju buzëqesh!

-0-

Tani, në kohë të pleqërisë,

herë-herë këngës ia nis.

Për gëzimet që këndojnë

për dhimbjet që më mundojnë,

për vendet ku do të shkoj…,

për dashuritë e ëmbla…

Si t’i harroj?

-0-

Të fshehtat e zemrës sime,

jua thashë në ligjërime,

i nxora nga shpirti ngadalë,

i ngjita në letër të bardhë….

dhe thanë miqtë me radhë:

”Shpirt poeti, këngë plot mall!”

-0-

Dhe ,kur të mos jem aty,

po ke kohë, hidh një sy…

një jetë plot modesti.

Dhe thuaj duke pëshpëritur:

”E kape vonë kuptimin,

por s’ka gjë,or mik, e dimë,

ti e përbuzje mashtrimin”!

———–

Fund.