Fatmir R Gjata
Ve takijen e këndonj mu në mes të Myzeqesë
Me ca zogj që fluturojnë pa kufi e pa adresë
Pa i zë ca këngë fshati me ofshamë e me oi
Një për dheun që më lindi edhe një për dashuri.
Një për grurin nëpër arë që s’ka kush të ma korrë
Një për pjergullën me rrush para pusit në oborr
Një për baltë edhe për pluhur prej nga zot na bëri vetë
Një për mallin e bërë mal edhe mishin zë e tret.
Pa trazoj hirin në vatër edhe marr një dorë me prush
Të më ngrohë gjithë natën kur të fle gjumë në fushë
Rreze diellit të më gjejë nëpër ngastrat sapo ngarë
Të më shkrijë shpirt të drobitur edhe gjakun në damarë.
E në qofte se nuk do zgjohem të më lini nënë hije
Përmbi sy të më bjerë vetëm, pak mënjanë një takie
Që të thonë njërëzia djalë i qetë dhe pak i marrë
Ish nga zëmër e fushës sonë, ish tamam myzeqar.