Mimoza Ajdhoni:Dhimbja e shpirtit


Dhimbja e shpirtit

Dhimbja e shpirtit ështe memece,
nuk ka gojë, të thotë çfarë ka,
nuk ka sy, ti shohësh sytë,
të lexosh ç të thonë ata.

Dhimbja e shpirtit sa e fortë,
brenga malesh mbi të mban,
e fshen diellin me magji,
gurin si sfungjer e çan.

Ah..kjo dhimbje i ngjan thikës,
copëton ëndrra, dëshira,
kush të thotë dreqi e marrtë,
…do të bëhet më e mira.

Më të mirën kush e di,
veç atij që dhimbjen ndjen?
Qetësinë s’ja fal askush,
ngushëllim mes lotësh gjen.