Mimoza Ajdhoni:S’na pëlqen


S’na pëlqen të na gjykojnë,
se gjithnjë kanë faj të tjerët,
por e drejta nuk vonon,
ajo shfaqet vonë a herët.

Egoizmi nuk tërhiqet,
është bërë një me karakterin,
s’mbulohet dielli me shoshë,
nuk e ruajmë kështu nderin.

Nder është të pranosh gabimin,
madje falje të kërkosh,
është forcë, nuk është dobësi,
shpirtin tënd do lehtësosh.

Nuk është turp të bësh gabime,
prej tyre askush s’shpeton,
dihet s’do ti përsëriti,
veç ai që i pranon.