Mimoza Eliona Osmani:Ata,janë të rritur këtu…


Ata , janë të rritur këtu…

Unë edhe Eva sapo kishim dalë nga teatri.

Njerëzit nëpër rrugë, po nxitonin në drejtime të ndryshme. Gjithsecilit i duhej kohë për të arritur në shtëpi,në folezën e tyre të ngrohtë.

Sa ftohtë që është sonte i thashë Evës,

shoqes time.

Dhe teksa ngrita paksa jakën e palltos,

nisëm t’i hedhim hapat më të shpejtë,

pasi na duhej të kalonim përmes një parku ,

që të arrinim në metro.

Ishte rreth pesëmbëdhjetë me njëzet minuta rrugë në këmbë.

Nga ndryshimi i temperaturës së ambientit, si dhe nga dihatjet e mia, më ishin veshur krejt syzet me avull .

Ndalëm për një çast që t’i fshija .

Mua më dukej sikur ndodhesha në një majë mali dhe shija veç mjegullnaja .

Në momentin, që mbyllja çantën , dëgjojmë disa të qeshura të shfrenuara,që vinin nga brenda parkut ,

prej dy të rinjve.Prej një çifti që po putheshin me epsh .Dukeshin shumë të dashuruar .

Djaloshi e kishe ngritur bukuroshen e tijë në krahë ,dhe po e rrotullonte në ajër si të ishte e lehtë sa një kukull .

Ajo qeshte me të madhe . Ishte ajo e qeshura e sajë e veçantë që më tërhoqi vëmendjen .

Dhe u bëra kurioze, por sapo e ktheva kokën , atë çast djaloshi e zbriti me delikatesë, dhe teksa i hodhi pas shpinës flokët e sajë të zinj si pendë korbi ,nisi t’a afronte pas vetes . Ajo ndihej si një flutur në fluturim ,

e cila as që pyeste fare në se

e vështronin .

Kur ata putheshin ashtu çmendurisht,

të zhytur tërësisht në botën e tyre,

mua çuditërisht, më erdhi një vorbull kujtimi, si ato që të vijnë në mendje,

kur je në udhëtim me avion , dhe sheh nga dritarja vorbull resh në lartësi, në largim… një kujtim i një historie të trishtë dashurie , treguar nga një mikja ime .

Ajo kishte qenë një vajzë e brishtë, tepër e thjeshtë, e rritur në një familje të rregullt , dhe të shëndoshë.

Edhe si fëmijë kishte qenë një fëmijë i urtë ,

e dëgjuar si një kotele .

Si adoleshente,kishte qenë romantike dhe ëndërrimtare.

Tashmë ishte madhore , e martuar plot sharm , dhe shkëlqim sysh.

Në karakterin e sajë me norma dhe kritere,kishte ndryshuar vetëm forca shpirtërore .

Ajo dikur nuk ia lejonte vetes të gabonte,

tundimi nuk mund të më mund logjikën thoshte.E kishte ndrydhur ndjenjën, duke përdorur me dhjetra mënyra për t’a larguar nga zemra, derisa ia kishte arritur qëllimit.

Ndoshta kam bërë më të mirën e mundshme,

i thoshte me ngadalë vetvetes,

duke i përsëritur këto fraza shpesh herë, si pëshpërima në vesh ,

si të donte t’i jepte kurajo vetëvetes.

Apo mos ndoshta kam bërë të kundërtën!?

E mundonte kjo pyetje retorike,

ku përgjigjia merret vetëm brenda përbrenda shpirtit.

Ah sikur t’a kisha dëgjuar,

që atëherë zemrën, më kishte thënë njeherë..

Ajo më kishte hapur zemrën mua dikur,

dhe teksa më fliste,

I ngecte pështyma në fyt nga frika.

Dhe pasi më kishte pëshpëritur ngadalë, vështronte rreth e përqark se mos e dëgjonte njeri.

Dhe më pas një pasthirrmë e shoqëronte…

Kanë vesh edhe muret ,më thoshte ajo,

shshshhht i fliste unit .

Madje mori para meje një qëndrim serioz.

Pastaj teksa qeshte me një ironi therëse,

me cepin e gjuhës,

mblidhte sumbullat e lotëve

në cepat e buzës ,

dhe mu duk se ju dukën të ëmbla,

si mjaltë.

Teksa i kapërcente poshtë,

një ofshamë ,që i dilte prej thellësisë, sikur i lehtësonte shpirtin .

Sikurse ndihet një i rënë përmbys, brenda një pusi , dhe teksa është duke dhënë shpirt ,duke nxjerrë në sipërfaqe burbulithrat , një dorë e kthen dhe e shpëton nga mbytja.

Ndërsa unë ,duke e dëgjuar,nuk e kishte kuptuar asnjëherë përse prindërit e asaj dhe jo vetëm të asajë por të gjithë prindërit në përgjithësi , duhet t’i jepnin kaq shumë rëndësi fjalëve të botës

Përse duhet të jetonin me frikën se çfarë do mund të thoshin të tjerët!?…

Gjithsesi ,në të ikur e sipër ,me Evën,

unë e ktheva kokën, për të parë nëse ende ishin aty ,

ata dy zogj që më kishin dhënë pa dashur ,

një kënaqësi, dhe njëkohësisht një dhimbje në kraharor .Do i pagëzojë me emrin zogjtë e shqipes thashë me vete

Ata janë të rritur këtu sikurse fëmijët e mi

sigurisht që do të kenë lirinë e flakës…

Ata, përjetonin pa kokëçarje çaste magjike,e teksa digjeshin në flakët e zjarrit që nuk donin të shuheshin ashtu siç shuhet në det , dielli i kuqërremtë në perëndim.

Ata kuqonin si dy lulëkuqe gruri edhe pse temperaturat ishin tejet të ulëta. Buzëqesha kur putheshin si dy marok të zhytur tërësisht në magjinë e dashurisë

Edhe pse kam për më tepër se njëzet e pesë vjet këtu,

nuk e di përse mbajë në shpirt një vetëpërmbajtje ,nuk e di vërtetë pse nuk më pëlqen , dhe kaq shumë liri.

Sa thellë na i kanë brumosur disa këshilla…!

Ata të dy vazhdonin të ishin kaq pranë sa që dukeshin se ishin bërë një trup i vetëm, dhe nga prushi i ndjenjave shkriheshin si magma e një vullkani aktiv,teksa gjuhët e llavës rrëshqisnin në pllajën qendrore…

Përbrenda syve të tyre, kënaqësia ishte dirigjent i valsit të lumturisë .

Ndërsa përbrenda mendjes time pulsonin kujtimet e një tjetër kohe…