Miqve-Hiqmet Mehmetaj


Ndoshta e treta e natës*

Shumë vjet m’i la nē hije,

Zoti vonë mua, lëngatës

dha frymë shënjtërie.

Në thoni pse kam kënduar

Ndezur musht dashurie,

Maj’ e penës, gur i çmuar

Ndillte erë çupērie…

Dallgēt e jetës i çava

Shkela brigje virgjërie,

Varkën dhe në keq e ngava

Ndeza zjarr me lot magjie

Gērsheta vajzash mitare

I shpleksa fije më fije,

Lëndina gjoksesh bujare

I shtrova nēpēr korije.

Pini, pini ,miq të mi,

Pakëz musht dashurie,

Dhe shihni se ç’ëmbëlsi

Sjell me vargje poezie !

(1996)

* Sipas fatiave ,( magjistricave )të tretën e natës caktohet fati natën e tretë të lindjes . Ato e kanë pērcakuar qē botimet e mia të dalin me vonesë