Misteret e Nivicës së Kurveleshit…Gezim Llojdia



Gezim Llojdia

1.
Nivicë o vend i bekuar….Nga kush u bekua ky katund i largët në ballkon të maleve të lartë 75-800 m, në jug të vendit me 105km hapsirë territorriale? Nga hapësira .Ardhën materiale hapësinorë dhe çuditërisht këtu u rrëzuan, përmbi katundet në jug, mirëpo koha që kur u rrëzuan këto materiale hapësinore në dimensionin tonë regjistron dhjetëra vite më parë .Mundet shekuj më parë. Në tokë ne njohim deri në 4 dimesione, por atje sipër njihen deri në 11 dimensione dhe dimensioni i 12 përsërit të parin. Kjo i përket kohës. Për të gjetur fakte përderisa sa thuhet e bekuar duhet të ravizojmë të dhëna nga fusha të tjera si psh :arkeologjia. Nivica edhe pse gjendet larg në verilindje të qytetit ilir Amantia ajo ishte pjesë e amantasve. Madje deri në Matohasanaj shtrihet territori i amantëve dhe në jug zbret në portin antik të Orikut,deri pjesë të Topalltisë dhe lumin e Vlorës deri te kaonët, mirëpo kishte qyteza si Olympia dhe Cerja qytete fortifikuarën që vrojtonin luginën e lumit dhe në krahun tjetër kullat vrojtonin Vjosën.Hadëraj dhe Nivica rrënojat e saj e quajtën :Amantia.Pra u tha se zbulua Amantia.
S. Anamali arkeologu që gërmoi në Amantia na thotë në vitin 1972:Kërkimet e para për identifikimin e rrënojave të Amantise filluan në shek. XIX. Që në gjurmimet e para ajo u lokalizua në rrënojat e fshatit Nivicë të Kurveleshit. Por më vonë do të mbizotërojë mendimi se Amantia duhet kërkuar në Plocë, dhe jo gjetiu. Udhëtarë e arkeologë të huaj erdhën në Ploçë, i panë disa nga monumentet antike, që ishin mbi sipërfaqe, i përshkruan dhe mblodhën materiale të ndryshme dhe u larguan. Në rrënojat e Amantisë, kërkimet dhe gërmimet sistematike filluan pas çlirimit. Ata treguan se qyteti ilir, Amantia, megjithë pozitën malore të tij, ka  qenë një qendër e rëndësishme e kësaj krahine të Ilirisë  së Jugut dhe se për një kohë mjaft të gjatë ka patur një jetë ekonomike e shoqërore të gjallëruar dhe një kulturë materiale e shpirtërore të përparuar. Rrënojat e kalasë së Nivicës ndodhen majë një shkëmbi të thepisur, rrethuar nga humnera, me thellësi 200-400 metra. Nga tre anë ka një mbrojtje natyrale, ndërsa vetëm nga Perëndimi është e mbrojtur nga një mur guri me llaç gëlqereje me gjerësi mbi një metër. Deri vonë është ruajtur një portë e brendshme me qemer, ndërtuar me gurë të latuar me gjatësi 0,5-1 metra, të nxjerra nga shkëmbinjtë e zonës. Në krahun lindor dallohet një udhë pothuajse shkallore që zbret në drejtim të lumit nëpërmjet një porte të çarë në shkëmb. Këto shkallare lidhin kalanë me lumin si dhe me dy mullinj që funksiononin nëpërmjet një vije uji që rridhte nga një e çarë në shkëmb. Me sa duket, ky ishte edhe shtegu i furnizimit të kalasë në raste rrethimesh.
2.
1978.Figura e broncit që u gjete në Nivicë.Në vitin 1978, në fshatin Nivicë të Kurveleshit, në vendin e quajtur Plode u gjet një figure e vogël bronzi. Kështu shkruan në vitin 1984,arkeologu Skënder Anamali, zbuluesi i qytetit ilir.
Më tej arkeologu Anamali sqaron se figura është 8 cm e larte dhe e thyer ne te dy këmbët. Ajo paraqet një mashkull lakuriq me pamje kërcënuese: këmben e majtë e ka nxjerre para, krahun e djathte e ka te ngritur ne lartësinë e kokës kurse te majtin te shtrire përpara. Koka, mjekroshë, me sy të mëdhenj. shikon edhe ajo para. Bie në sy, edhe pse i dhënë pa shumë hollësira, trupi muskulor. Në pëllëmbe e dorës se djathtë ka një vrimë të rrumbullakët e cila shërbente për të mbajtur një atribut që ka humbur. Duke e parë në tërësi këtë figurë bronzi nuk është e vështirë të kuptohet, që kemi përpara Zeusin rrufe-hedhës.
3.
Arkeologu sqaron analogjitë me figurën e Zeusit dhe këtë ai e bën duke u nisur nga shqyrtimi që ka dhënë C.Carapano pikërisht në botimin frëngjisht :”Dodone et ses rënies”.Paris 1878. Dhe S.J Dakari:”Epeirotika kronika”. Tom22. 1980. Analogjitë më të afërta,thotë arkeologu do t’i gjejmë tek figurat e Zeusit të Dodonës. Një figurë e ngjashme me përmasa me te mëdha dhe me një nivel te mire artistik, është gjetur edhe ne Apoloni. Figura e Zeusit të Nivicës nuk është një prodhim me vlera artistike të dukshme dhe kohësisht më i vonë se ekzemplaret e Dodones e të Apolonise. Mënyra si është derdhur kjo figure, tiparet e përgjithshme të saj na shtyjnë të mendojmë se kemi të bëjmë me një prodhim të punishteve të Amantias, territorit të se cilës i takon edhe vendgjetja e saj, Nivica e Kurveleshit.
4.
Prodhimi i kësaj figurinë mund të jetë në kohën kur kryeqendra ilie Amantia,pati kulmin e saj dhe këtë lulëzim e patën edhe qytezat e saj.Arkeologu thotë se:Duke u nisur nga këto të dhëna figura mund të datohet në shek. III-I p.e.s. Nga gjetje të tjera, monedha amante e epirote e fragmente qeramike, del se kjo ka qenë koha e lulëzimit të qytezës ilire në Nivicë të Kurveleshit.
5.

Njësia komunale përbëhet nga fshatrat Progonat , Lekdush, Gusmar, Nivicë dhe Rexhin.  Po përmend dy figura:
Hodo Nivica (1809-1852), udhëheqës nëluftra kundër osmanëve dhe Sali Nivica (1890-1920), publicist e patriot por edhe mësuesi Shuko Dalipi mësuesin e parë të shkollës Nivicë Rexhinë, dhe në sistemin e kaluar është botuar një libër monografi kushtuar këtij mësuesi patriot.
Vijojmë të ndjekim linjën tjetër atë të kërkimit të gjurmëve hapësinorë në këtë katund. Kanionet e Kurveleshit janë një sërë atraksione pasi ke vijuar me kalanë, urën antike dhe mullirin e vjetër me ujëvarat e Peshturës në Progonat janë dy ujëvara fantastike të shpallura monumente te natyrës,
dhe vijojnë kanionet prej këtej deri në Bënçë duke përshkruar Kurveleshin e sipërm,por të krijuar si një nevojë për rrugëdalje të ujrave. Ujëvara e tretë në Nivicë është në kanionet e Nivicës.

Kanionet e Kurveleshit një grup i madh i shpellave karstike në masivin e Kurveleshit jugor në gjykimin e speleologëve italianë pamja e parë ,madhësia,lartësia mbi det shfaqnin një pamje madhështore sakaq, të linin pa frymë.C’praj një viti ata kishin vëzhguar masivin karstik në perëndim të qytetit të Tepelenës. Lartësia e tyre dhe thellësia, por më tepër gremina masive e frikshme dhe ndërkaq kur ngjitesh në këtë udhë ku mjegulla e supeve,vjetërsia e saj .Frymëzuese dhe te frikshme janë mbi 15 kthesa dhe një lartësi mbi 950 m, në gjithë gjatësinë e saj prej 14 km.
Rruga është shkruar me asfalte në disa drejtime nga gryka e Kucit ,Benca,Salaria. Drejtimi i udhës janë shtyllat e tensionit,që të adresojnë rrugë- mbritjen, përkarshi ke kanionet e thella të frikshme gri e gjelbër, pemët fletë-shumë. Stera uji-elipse rrathësh uji. I lajnë rrezet e hënës,në këtë mot ka rënë ylberi .Të shikosh poshtë Ç’llahtari! Kur mbyllet stina në motet me llohë,dëborë. Ngrihesh për të ikur e ikën. Përshkon rrugën e mbushur me gurë. Zbret nëpër stinën tjetër.-Nga kështu udha o udhëtar ?
-Vij nga udha e borës!Në atë stinë të ftohtë, bora e zë shpesh udhën dhe kështu komunikimi i vetëm prishet . Ata në të vërtetë nuk ecim, por notojmë në qiell.
Për të përshkruar katundet e Kurveleshit :Lekdush ,Progonat ,Gusmar dhe Nivicë ,Rexhinë duhet një frymëzim qiellor.Mirëpo G. Bruno,shkruan pak a shumë kështu te revista Spelologia 32 mars 1995 :Kurveleshi, është një rajon që është vendosur në pjesën jugore të Shqipërisë, dhe sipas këtij specialisti zona paraqet karakteristika gjeomorfologjike të veçanta e lidhur në thelb me litoio renditet midis 800-1000 m s.l.m. dhe kjo është bërë nga zona karstike nga rrafshnalta e pranishëm mes fshatrave të Progonatit dhe Nivicës, ndërsa niveli lartësi më e lartë, në mes të 1100-1400 m s.l.m, shtrihet në mes të fshatarëve të Golemit dhe Progonati. Të tre nivelet e ngritura, janë ndikuar fuqimisht te fusha tektonike, që zhvillon me strukturat e zgjatur,kryesisht në drejtim NË-SE dhe Orientimi NE-SË dëshmive lokale NNE-SSË.Sipas këtij specialisti,mosha nga pikëpamja e zonës lithostratigraphic e eksploruar karakterizohet me dalje të shkëmbinjëve sedimentarë të natyrave të ndryshme, të cilat duke mbuluar një interval kohor që shkon nga Mesozoike te neozoik. Për të identifikuar shpellat e kanioneve të kësaj zone punoi bashkërisht një grup në drejtimin NË-SE cila përfshin pjesërisht fshatrat e Gusmari, Rexhini dhe Nivica janë dalje të përbërë nga shkëmbinj të lartë,nga fund të lartë, nga gurë gëlqerorë, dhe flishi balta me rërë etj.
Dy specialistët e tjerë italianë G. Savino, D. Sgobba kur përshkruajnë shpellat karstike të Kurveleshit shprehen: se zonat e përcaktuara, që korrespondojnë me tre nivele lartësitë ndryshme, për arsye të dukshme të karakterit, hulumtimi të shkëmbinjve, vendosjen tektonike-strukturore dhe, së fundi, një veprim intensiv
Morphodynamics është kryer nga procesi karstike.Rajoni shtrihet nga luginat e lumenjve Vjosës, Drinos në lindje dhe Shushicës në luginën e lumit në perëndim. Në veçanti zona e hulumtuar bie në tabelë topografike,shkalla 1: 25.000, i quajtur:”Progonati” dhe shtrihet në rreth100 km.
Nga pikëpamja e orografike,ajo mund të përkufizohet si një rajon në thelb malor me mesatarisht rreth për 920 m s.l.m. gjetjet më të rëndësishme të tilla si:Kendrevices (2122 m), Griba (1568m), Gipini i Bolenës (1659 m), dhe Buza e Bredhit (1573 m), Mali i Pusit (1564 m) janë shpërndarë rreth zonës së hulumtuar nga të cilat, rreth 2,5 km në perëndim të fushës bazë, të përfshirë në rrjedhën e sipërme të Malit të Thate me një kuotë prej 1 568 metra, renditet ndër më të lartat në rajon.
Kurveleshi shquhet për shkëmbinjtë dhe kanionet shpellat ,për honet e thella,qafat dhe pyjet,aty ajri është transparent,ndërsa frymëmarrja ngushtohet. Po sjellim përshkrimin e një specialisti italian.Disa shpella që spelologët italian përshkruan janë :”Shpella e asteroidit”, shpella “Fryma e dragoit”, shpella:” Mema e ujit”, shpella Shankoll dhe shpella të tjera.
G. Savino e përshkruan “Shpellën e asteroidit” të vendosur në fund të një kanioni të vogël dhe është fshehur në bazën sterra e Cikës,me bimësi të dendur,tashmë me thyerje.Përse kjo shpellë duhet velerësuar.Se ardhja e një matëriali hapsinor është bekim ngase materialet që ajo sjell janë me energji më të madhe se metalet që ne njohim sot. Kjo na jep indikacionet e para të asaj, që do zhvillimi morfologjik, në të gjithë zgavrën. Me të hyrë ju shkoni poshtë se, edhe pse unike, është e shpërndarë në -40, -50 ,dhe -65 metra, nga tarraca të mëdha dhe nga një parvaz i vështirë, që e bën këtë parathine të hedhur në të pjerrët dhe rrëshqitëse, p.30, sigurisht gjeni atu një shpellë vetëm duke shkuar poshtë pusit atje bëhesh i vetëdijshëm për gjenezën e kësaj zgavëre;P.30, në fakt, kap thyerje të dytë, pothuajse,ajo është e vendosur përgjatë kësaj thyerje dhe ofron skenarë me të vërtetë spektakolare morfologjike nga hyrja,shenjë e furnizimeve të bollshme ujore.
Uji, në fakt,në këtë pikë, ai është i detyruar për të udhëtuar nën presion duke pasur parasysh madhësinë dhe në çdo rast nuk është i mjaftueshëm për shkatërrimin. Thjesht se në dimër ai derdhet në shpellë. Një meandrino e stolisur me shtresa dhe copëza stralli, çon në kërcimin e fundit të shpellës.Një fakt f.6 na lejon për të arritur në fund. Kjo është ajo, ku ju mund të shihni në mënyrë të qartë dy thyerje të mëdha, që janë të ndjeshme dhe ndërpritet krijimi interesant. Në galeritë bazë të shkurtra një pritje spektakolare është një fushë akulli duket se për të mbajtur tavanin e zgavrën në mënyrë, që të përkulem nga pesha krijimit e duke kaluar nga një mënyrë tjetër dhe kështu speolologu italian G. Savino, duke përshkruar shkencërisht ndërtimin e shpellës thotë, se sipas mendimit tonë kjo do të jetë e vështirë për të arritur një thellësi më të madhe se e tanishmja.
Fryma e Dragoit” është një shpellë për të cilën G. Savino shprehet, se që në hyrje një rrymë e ftohtë ajri, që vjen nga brenda shpellës, që në metrat e parë dhe sipas këtij speolologu, nuk do të kishte një emër më të mirë nëse nuk është ajo dhe çfarë në nder të përbindëshit shumë të kërkuar në Merlinean, “King Arthur.
Një galeri çon në një gjarpëroj, gjysmë të përmbytur në disa vende dhe pothuajse tërësisht ,në disa të tjera, ajo ofron mundësi të ndryshme e progresion. Në disa vende mund të anashkalosh zonën e përmbytur përgjatë nga lart, në shesh pushimi në shtresat shumë të forta. Edhe në këtë shpellë të shquar është prania strallit si shtresim të cilit i lejohet rrjedha e kushtëzuar e ujit .Përkufizimi i morfologjisë së saj, duke e lënë pjesën e parë , gjarpëroj, të ecin së bashku të shënuar fort nga ujërat e dukshëm nëntokësor.Në këtë shtrirje disa dritare eksplorimet e të cilëve janë ndërprerë në bazë të të ardhurve të mëdha ose në ngushta me “tunele shumë të lagësht” që, atëherë, ribashkohet dega kryesore. Ndërsa në pjesën e parë të shpellës diferenca dhe lartësia është pozitive, në fund të tubacionit çuditërisht ka ndryshim shpati dhe uji. Ai ndjek një kurs pikërisht të kundërt me atë të seksionit të më mëparshëm. Në fund të tubacionit, një hap, një pak i pakëndshme na çon në një dhomë të bukur të gjerë: “Dhomën e Cinque Terre.”Pesë, në fakt, janë rrugët që ndërpriten në këtë pikë.
D. Sgobb, thotë për shpellën Shankoll se ajo hapet në një jastëk të butë dhe origjina e saj mund t’i atribuohet rënies dhe koha pasuese vendosja e një zgavër para-ekzistuese. Kjo është P.38, dhe 20 metra para duket e imët dhe e shkatërruar, në mënyrë që të kërkojnë ndarje të shumta .Kjo pjesë e parë e shpellës është bërë nga blloqet e shkëmbit të çimentuar dyshimtë. Në pjesën e dytë, bëhet e madhe .Ashtu si në të gjithë zonën, edhe këtu gëlqerorët përfshin copëza stralli të një ngjyre duke filluar nga i zi në të kuq.
“Shpella Mema e ujit”, sipas C. Fusilli, është një ringjallje e rëndësishme, ajo aktivizon ujërat e të cilit, ato kanë ushqyer në të kaluarën ujësjellësin e fshatit aty pranë, Lekdush. Zgavrën e ka të zhvilluar tërësisht dhe kjo është pjesërisht e hollë dhe kontakton midis formacionet gëlqerore të Kretak të Epërme dhe shtresave themelor selcifero. Morfologjisë mbizotëruese janë ato tipike terren i kryer, me seksione eliptike kryq dhe fiston në mure. Dega kryesore është zhvilluar për rreth 250 metra dhe përshkohet nga një lumë i cili ndonjëherë formon ujëvara të vogla dhe të qarta me pellgje.
Pas rreth 60 metra nga hyrja, vijnë në degëzimin e parë . Pas kthimit në galerinë kryesore, rreth 100 metra nga degët e një dege të mëtejshme e cila zhvillon përpjetë dhe pas 100 metra shumë e ulët, bëhet e pakalueshme. Në 160 metra nga hyrja, të reja dhe të rëndësishme është udhëkryqi. Shkuarja në S-SE(galeria vazhdon për 30 metra duke i dhënë fund me një kurth të thellë.
Dega e lindjes në vend të kësaj rritet dhe pas rreth 80 metra bëhet jopraktike për shkak të një lumi nga i cili e kanë origjinën shumë nga ujërat, që ushqen rrymën e shpellës.
Për Shpellat e tjera të zonës G. Savino shkruan: Përjashtuar disa, jo të gjithë të eksploruar, shpellat në Kurvelesh kanë karakteristika, që meritojnë interes të veçantë. Zbuluar rastësisht shpella e Casarit është një rigjallërim fosilesh shumë të detajuar. Ajo, në fakt, paraqet liqene të bukura (aktive dhe fosile) interesante me ujërat nëntokësore të gdhendura nga fiston, galeritë dhe rrugët, në tri nivele të ndryshme, ndjekje dhe ndërpritet në një labirint i tuneleve të ngushta, puset te gjithave është e përqendruar në rreth 200 metra .
Duke gjykuar rreth kësaj bukurie mahnitëse të këtyre krijimeve shkëmbore, që shtrihen në Kurveleshin jugor dhe, që në vetvete formojnë monumente natyrore. Këto pasuri të natyrës janë zonat më të bukura të natyrës malore në Kurveleshin jugor. Prandaj Kurveleshi dhe katundet e tij rrëzë malit me shumë gurë e pak tokë buke janë të bekuar ngase kanë ujë të pastër qelibar më së shumti bukuria e 3 ujëvarave, kanionet e krijuara nga ujërat por edhe nga një asteroid pse quhet rastësisht thua:”Shpella e asteroidit” formuar shekuj më parë ,Maja e Kundrevicës 2121 m dhe së fundi turizmi malor që ka hyrë në esencë të të gjitha fjalëve urimeve dhe vizitave në këto katunde të Kurveleshit.