“Pragje vetmuar”-Arsinoi Zengo


Arsinoi Zengo

“Pragje vetmuar”

Në rrugicat e fshatit vetmuar

Balada e eresirës më ndiqte

Me hapa gjysmë mundja

Heshtjen e natës të vrisja!

Ca nëna në pragje kok ulura

Oxhaqeve tymi i qënke shuar

Si kukuvaja vajtonin mjerimin

Dhimbja i kish kafshuar!

Në rrugicat e fshatit mendoja

Të qeshura, me njerëz të shkoja

Mblidhuni merjani këngës

Natës heshtjen ti zgjoja!

Njëra rrugicë pa drita mbetur

Një gjysh çibukun sfilitur

Mbështetur në shkopin e vjetër e prishur

Me natën ish përqafuar!

Fshati i heshtur mbeti prej kohësh

Dhe unë natën më nuk shkoja

Në rrugicat mbetur veç gurë

Më dhimbset koha e shkuar!

Arsinoi ✍️

[ Dedikuar fshatit tim të dashur “DARDHËS”] 19 Maj 2024.



Dhe unë natën më nuk shkoja

Në rrugicat mbetur veç gurë