Moj laureshë …!Eduart Veli


MOJ LAURESHË …!

Moj laureshë …!Eduart Veli

Ti moj laureshë,që ndrin porsi Hënë.
Në lisat e malit moj,ta dëgjova zënë..
Të ndoqa në zalle e njëmijë burime..
Do të marr për grua moj,lauresha ime!

O bilbil i malit-o që shkëlqen ndër yje.
Çta dëgjova këngën-o,atje lart në pyje.
Të kërkoj në qiell-o, të kërkoj në tokë.
Ti ma more zemrën-o,e ma bëre copë!

Nëmi sytë e bukur,edhe buzën tënde.
Të të puth në gushë,se ti më çmënde!
Të të kap për beli moj,beli yt si unazë..
Dil të lutem mos u fsheh,të dua o vajzë!

Do të ndjek në fusha dhe krua më krua,
jetën nuk kam çe dua,po stë mora grua!
Më dehu moj aroma jote,erë trëndelinë,
Ti je lulja më bukur,në gjithë ktë lëndinë !

O mor djalë sorkadh,djalë nga Çamëria.
dasmën ne do ta bëjmë në viset e mia !
Le të lidhim besën vashë,ashtu si qëmoti.
Dasmën tënë do ta bekojë dhe vetë Zoti!

Do të ftojmë në dasëm,yjet edhe Hënën.
bylbylat e Kanarinat,do të nisin këngën.!
Si dasma jonë zemër,s’ka parë Çamëria ,
Po vjen në dasmën tonë ,vetë Perëndia!