Moj lulja e majt-Aferdita Kociraj Selishtaj


Moj lulja e majt

Se çe mora rrugën

Përtej në lëndinë

Të mbledhë lule maj.

E të mbledhë trëndelinë

Rrugën seç ma preu

Një djalë çapkënë

Më merë edhe mua.

Që ti mbledhim bashkë

O mor djali dashur

Rrugën mos ma pre

Do më shikoj nëna.

Dhe më nuk më lë

Dua të mbledh lule

Dhe ti bëjë kurorë

Me ty djalë i dashur.

Lulet si mbledhë dot

O moj vajzë e dashur

Moj lulja e majt

Lemë ti mbledhim bashkë.

E të ti bëjë gjerdanë

Lulet më të bukura

Të majtë do ti mbledh

Aromë do ti bëjë.

Dhe do ta hedhë në gushë

Erë do tu marim

Moj lulja e majt

Nana me baban

Lejen do ta japin.