Monologu i të pafajshmit
Të flas,të bërtas,
Të ulëras pa fund dua,
T’ia çjerr maskën botës
Faj njerëzve nuk u kisha,
E sot nuk u kam,
Të më vërsuleshin si bisha,
Do vërtetoj,fajtor nuk jam.
I cmendur si Makbethi do bëhem,
E ligjërata do mbaj pa fund.
Mbase nga marrëzia njerëz,
Do të fitoj edhe unë.
