More popull,pa të të pyes….!!Zihni Ndregjoni


Zihni Ndregjoni

Sa shumë përralla ,të tregojnë o popull.

Gjoja,me mall shumë.

Të gjitha janë me nina nana.

të flesh ,oho,gjumë.!

Sa shumë të duan të qetë.

Ti mbarojnë punët,siç duan vetë.

Sa shumë të duan të urtë.

Të kalërojnë,ashtu, butë butë.!

Sa shumë të gënjejnë.

As njëherë,të vërtetën s’ta rrëfejnë.

Në fakt edhe ti ama.

Sa shpejt sapunin ,për djath e ha.!

Edhe unë bir populli jam.

Sa herë ,kështu ngrënë e kam.

Ndonjëherë edhe e kam kuptuar.

Por kur punët ,kishin mbaruar…!!

More popull pa të të pyes.

Edhe sa.

Do ta hamë ,me nina nana.?

Apo gjithmon, do mbetemi trala lala…!!