Mos i beso askujt-Arze Hasanaj


Arze Hasanaj

S’ju besoj më syve të bukur,

se dy sy të bukur më zhgënjyen.

Si besoj më kurrë bukurisè,

se nga bukuria mora dhimbje.

S’ju besoj më fjalëve të ëmbla,

se për mua hidhërim kanë sjellë.

S’ju besoj me lotëve në faqe,

se thahen e ikin zhduken shpejt.

Si besova as buzèqeshjes fare,

se ajo ishte thjesht imagjinatë.

Premtimeve në jetë sdo ju besoj ,

se harrohen e mbetesh si i ngratë .

Si besoj diellit të mëngjesit,

se në mbremje fshihet diku larg.

Duke lënë mbrapa errësiren,

dhe për mua nuk mendoj aspak.

S’ju besoj njerëzve qa flasin,

para teje shfaqen si të rrallë.

Një lëndim nëse të sjell jeta ,

si armiq do ti kesh përballë.

Ashtu siç nuk ju besoj sot unë,

mos i beso askujt dhe ti,

Por bëju vetë ajo që do,

se pèr çdo gjë do kesh fuqi