Poezi nga Anastasia Katsalida


SËRISH ME VARGJET E ANASTASTASISË

Komenti dhe përkthimet nga SOTIR ÇATI.

Sërish me poeten , sërish me vargjet e bukura të saj, në dy vjersha plot frymëzim e bukuri të vecantë artistike.

Mall e nostalgji për fshatin, për jetën e familjen e saj,për njerëzit e saj të dashur e të paharruar,për humbjen e mungesën e nënës,që i la një dhimbje te madhe…

Lexim të këndshëm!

——————-

DUA…

——————

Dua

jashtë të bjerë borë

dhe në fshat të ndodhem,

si dikur, në atë kohë,

ta shoh e të gëzohem!

Dua

jashtë të bjerë borë

dhe t’ isha prapë e re,

në atë oxhak me zjarr,

pranë vatrës, me hare.

Nga një anë unë të shihja,

si dikur aty babanë

dhe nga ana tjetër gjyshja,

pranë e pranë me mamanë.

Që të mbushej shpirti im,

që të mbushesha gëzim,

atje pranë doja të shihja,

të dy vëllezërit e mi.

Të mbushej plot me njerëz,

me miqtë atje në fshat,

oh, atë zërin e gjyshes,

doja ta dëgjoja prapë.

Të mundja unë prapë të rrija,

pranë asaj vatre të ngrohtë,

të mundja të ngrohja shpirtin,

që m’ është bërë akull i ftohtë.

Shumë vjet që nga oxhaku,

s’del më ai tymi i zi,

sa të nostalgoj , o fshat,

ku janë prindërit e mi?

Dua

jashtë të bjerë borë

dhe të isha prapë e re,

të gjëmonte prapë fshati,

këngë , valle e hare….!

——————–

NENE KU TE GJEJ PRAPE?

————-

Befas qielli u nxi,

u përhap një lajm i zi,

Në atë çast të mallkuar

dhe dita u errësua!

Zemrat tona morën krisje,

kur për te babai ike…

Shpirti fluturoi në qiell

e mbeta unë jetime,

të kërkoj,lotoj, qaj,

ndiej brenda një boshllëk,

nënë prapë ku të gjej,

në këtë botë të paanë?

Nise udhëtim të beftë

e s’ na the një fjalë,

ike pa na përshendetur,

dua , nënë, të më thuash

a ke zënë shoqëri,

babanë a e ke gjetur!

Dua të di a ke uri,

më thuaj në ke dhimbje,

t’i ndal ngashërimet,

t’i vë krahë shpirtit,

të ngjitem , nënë, lart,

të të marr dhimbjet!

Pa më thuaj pak , moj nënë,

ç’kishe sot për të ngrënë,

ilaçet a i more,

a të mban babai prej dore.

Ikët e për ne u mbyllën,

portat e shtëpisë ku lindëm…

————————————–