Muzg i përhimët:Nga Brixhilda Dede


Nga Brixhilda Dede

Muzg i përhimët:Nga Brixhilda Dede

MUZG I PËRHIMËT

Borë e ngrirë mbështjellë fatin tim në kristale të thikshme.

Bërë, ortek të godasë.

Ajër i ftohtë përreth fytit ndihet,

mos lënë shteg gojës të flasë.

Zbehur nën mjergull fshehur qëndron,

bromuri i diellit të zjarrtë mbuluar.

Karvanë drerësh thyer brirë,

ecur rrugës me borë, pa hirë.

Prej pyje të largët oshëtim zëri dëgjohet,

Xhama qielli thyhen zbrazur yje në përrua.

Si në olimp a legjendë shkruar,

Kor vetëtimash nga ëndërr e keqe na patën zgjuar.

Mes muzgut të përhimët,

Unë, trëndafil i artë gjethelëmuar.

Ti, rrahja ime e pakontrolluar.