“Pas recitalit” përkthyer nga Irma Kurti


“Pas recitalit” përkthyer nga Irma Kurti

“Pas recitalit” përkthyer nga Irma Kurti

Kaq ishte, recitova, shfaqja mbaroi.
Tani, me siguri, një mik do t’më përqafojë,
me forcë, me tërbim, me nostalgji të lehtë,
përqafime që të thonë: çdo gjë shkon mirë.

Një grua, e çiltër, e mahnitur nga vargjet,
duke kaluar rreshtin anësor, përpara se të iki,
do të më hidhet në krahë, me vendosmëri,
si një bombë e hutuar kundrejt syve të mi.

Pastaj do të vijojnë gota vere pasionante,
shikime dhe fjalë të lagura nga një e qarë,
si një ndjesi e butë vëllazërore për poetin.

Më vonë nata do të tregojë vetminë time,
dhe nuk do të ketë asnjë varg që unë të kuptoj
pse fluturova lart, që kaq i vetmuar të ndihem në tokë?

MIGUEL OSCAR MENASSA (Argjentinë 1949)
nga “Atdheu i poetit”
Përktheu në shqip: IRMA KURTI
Pikturë nga Miguel Óscar Menassa