Na rrëmbeu vala e mërgimit-Gina Kapej Xhaferaj


Na rrëmbeu vala e mërgimit

Na ndau jeta o, sa larg

Ti Ishe më i miri i fisit

Si balsam që hiqje plagë.

Na ndau mërgimi së gjalli

Si një dallgë kaq e rrallë

I ngjau një ere cunami

Si furtunë e paparë.

E kishim thënë para largimit

Kush të rregullohet më parë.

Do bëjë vënd dhe për tjetrin

që të ishim sa më pranë

Të mos ishim larg e larg

Të mos kishim shumë brenga

Ah kurbet na hape plagë

Na dhe mallin si përhera

Për ty shumë kishim dëgjuar

Por me sy s’e kishim parë

Ah, kurbeti i mallkuar!!

Që na erdhe dhe më pranë.

S’dinim ku na zinte nata

ku do flinim ku do hanim

Ëndrrat tona kaq të bardha

merrnin dritë hidrocentrali

Për atdheun ndizej malli

Ndizej malli për familje

Nuk dinim rrugët që shkonim.

asnjë emër për ushqime

Ç’të të them, o nip më parë”

Ti ma more zemrën time

ishe si sorkadh në mal.

Fjalëëmbël ledhatime

Kishe zemrën si flori

o i dhembshur, nip i rrallë

ike larg në errësirë

e stë erdha për të parë.