Naim Frashëri dhe gjuha e shpirtit-Nga Gezim Llojdia


Gezim Llojdia

1.

KARTË IDENTITETI

EMRI-MBIEMRI : Naim Frashëri

DATËLINDJA : 25 maj 1846

BABAI: Halid Frashëri,vdekur më 1860 në Janinë.

NËNA: Emine Myteveli ,vdekur më 1862,48 vjeçe në Frashër.

VENDI I LINDJES :

Katundi-Frashër,krahina- Dangëlli,rrethi-Përmet

Pasioni shpirteror:Poet kombëtar.

PROFESIONI QË USHTROI:

nënpunës në drejtori të shtypit,Drejtor dogane në Sarandë,këshilltar në drejtori të censurës në Ministri të Arsimit.

BESIMI FETAR :bektashian.

TITULL NDERI :

Baba Nderi i teqes së Frashërit,Përmet.

GRADA NË BEKTASHIZËM:Myhib

GJUHËT E HUAJA:

Persisht,arabisht,turqisht ,greqishte e vjetër,greqishten e re,latinisht,frëngjisht.

LEXON-Letërsi të krijuesve grek,romak,rilindjes italiane,të iluminizmit,romantizmit,si dhe perse,arabe,turke.

ARSYET E KTHIMIT :

Prej qindra vjetësh kërkonte strehën e vet.

TË TJERA : Në qerthullin e bektashizmit ka pluskuar Naimi.Nga rrezja e saj u verbua Naimi,nga aroma e saj u deh Naimi.

Thithi në çdo pore,frymëmarjen e saj.Për Naimin,ajo është rrezja më kundërmues në këtë kopsht.Kjo rreze,ajo grimcë e bektashizmit,ka një jetë të pambarimtë.

KOHA E QËNDRIMIT : Përjetësisht.

VENDI I QËNDRIMIT:

Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashizmit

2.

SOPIKU I VESËS

Sopiku i vesës së mëngjezit,përmbi petalet e një trendafili është dehje.

Nuk ka aspak dyshim. Kjo metaforë është gjuha e ëmbël shqipe.Ka shkruar gjuhën shqipe,që është si butësia qiellore. Megjithëse, Naimi ka shetitur të gjuhët e tjera si persishtja, arabishtja , turqishtja, greqishtja e re e vjetër, latinishtja,gjuha frenge,por gjuhën e mëmësisë së tij e lavdëron më shumë .Këtë gjuhë e përshkon drita.Gjuha zbukuron kombin, e lulëzon, e vllazëron.Rilindasit shqiptar,midis tyre Naimi e “krehën“ gjuhën shqipe nga „egjërat“, që kishin kultivuar bejtexhinjtë.Vetëm pak sekuenca të zbritura te gjuha e Naimit,për të kuptuar se ç`është ëmbëlsia e saj.

“Gjuha jonë“sa e mirë / Sa e ëmbël/Sa e gjerë/Sa e lehtë!Sa e lirë/Sa e bukur!Sa e vlerë!“ Megjithëse Naimi,por edhe rilindas të tjerë,mërguan përtej territoreve shqiptare,u sfilitën një jetë të tërë,për ti dhënë kombit tonë,identitetin e tij.Gjuha jonë duhet shkruar thjesht,shqip se fjalet e huaja e shëmtojne. Fjalët e huaja i lënë mbi supe terrin.Kjo gjuhë është diell vet,por e ngarkuar me fjalë të huaja bëhet diell i ngarkuar nga retë e tradhëtuar.

“Eshtë e gjerë gjuha jonë“dh`e bukur shumë,ka fjalë fort te mira“.Parathënia e Kënga e I “Iliada.“

Nga trualli e këputur gjuha mëmësore,kërkonte frushullimin e saj,sythimet e saj,kërkonte ndriçimin e portretit të saj.Në të gjatat, por rrëmintare pushtimesh,vuajtëm identitetin,në pritje të përndritjes kombëtare.E vështirë nuk është të thuhet kur “rebelët’ shqiptarë,filuan mësymjen,për të vrarë memecllëkun e gjuhës shqipe.Kërkëllima e kësaj ,deri në teqet shqiptare shkoi.Dervishë,të teqeve,nuk shkruan kumte misterioze,por u përfshinë në aradhën e rilindasve.Një korpus i madh rilindas.Në përbërje edhe dervish.Qëllimi :Si ta çlironin gjuhën,definitivisht nga ngecja.

Në 7 mars 1887,fushëpamja në Korçë ishte bardhësi e gjuhës shqipe.Naimin,do ta tundonte fytyra e saj bardhoshe në qytetin shqiptar të dëborës.Kështu Naimi formëzoi:

-Lumja ti o Korçë o lule….vargëzim i Naimit.Këta rilindasit tanë,kaq të çuditshëm!Me fytyra njerëzore,me fërfëritje flatrash qiellore,ngritën ura diturore për mëmësi shqiptare.Sa për Naimin?Metrika e vargut të tij,lule ka lulëzuar edhe në shpirt :”Sot vumë gurë e parë/Sa e bukur kjo ditë/Zot i madh i prift mbarë/E na dhëntë urtësit.

3.

PËRSE U ZGJODH NAIMI

DHE RILINDASIT E TJERË

Më dërgoi tek ty Zoti/Të të jap jetë e ditë/

Të të bëjë shpirt e dritë/E të bëhesh si qëmoti….

N.H.F

Naimi erdhi në jetë në fshatin malor të Frashërit.. Atje, ku sythet,krejt luleria krijojnë “spektakle” maramëndëse , në “koncertin gjelbëror,” që zë fill në një ditë të shënuar të pranverës. Mësimet e para i merr te teqeja e fshatit në vitet 1855. Kur ka filluar mësimet në “Zosimea” të Janinës, mëson, arabisht, persisht, turqisht. Në këto gjuhë të përvetësuara shpjegohen edhe ngasjet ëndërrore.Stiset dhe një piktakimi me ëndrrat. Z.Xholi me një sy tjeter rendit,vendlindjen malore të disa patriotëve rilindas. Shumë prej tyre kanë zbritur nga fshatra malor .N.Veqilharxhi,Vithkuqi i Korces,J.Vreto,fshati malor Postenan, Leskovik, Naimi, Samiu, Abdyli, Frashër i Përmetit.

“Në male,atje rrojnë perënditë”.Ka shkruar Naimi.

Kjo është përhapja edhe e asaj legjende se në Shqipëri,ka vende të shenjta. Malet hijerëndë? Qielli pa kufi. Nata e yjeve,që bien.Kjo natyrë fsheh,gjithsesi misteret e saj.E mban të fshehtë krijuesin e saj.Naimi rajvizon :

Fletë natyra në çdo çast në këtë botë/dhe të fshehtën,që ka brenda shkoqur thotë/Herë flet me pëshpëritje,me ngadalë,/Her më fjalën eë trupëzuar,her pa fjalë/

Kaq të fshehta i thotë era trëndafilit/Këto thotë dhe rënkimi i bilbilit/Gjithë ç’janë edhe ç’mban kjo gjithësi/Rrëfejnë kaqë të fshehta dhe çudi./Reja,era,deti i shkumxuar,/Malet,fushat e livadhet bleruar,/Qielli,yjet, e të tjera një nga një,/Flasin qartë,flasin bukur sa s’ka më.

Andaj zëmrës kjo gjuh’ i është dhënë/Që t’i thot asaj të fshehëtën e pathënë.Këtë gjuhë e kupëtojnë mendtarët,/Ata gjurmojnë dijen,zbulimtarët.

“Njeriu kur thellohet në natyrë,- shpreh Naimi-,kthjellon zemrën nga turbullirat materiale.” E pathëna është. Nëpërmjet saj Naimi,kërkon të dijë,të fshehtat qiellore.E pathëna ka këtë emër:Përmbi to sundon Zoti.

Përse asnjë gjeth,ashtu asnje syth,asnjë lulëri,nuk ruan plotësisht ngjashmërinë?

Në Dangëlli,në fshatin malor Frashër,ku ka lindur Naim ka një teqe,sikundër teqet e tjera të këtij tarikati. Këto ruajnë mënyrat e tyre të studimit të ëndrrave.Ato janë një element thelbor në përsosjen shpirtërore. Kështu duke folur për rilindjen,do të themi se ka patur një ëndërr. Kjo ëndërr është shfaqur pikërisht tek ata të cilët kishin njohuri jo të vogla për ëndrrat.Endrra përcjell një mesazh.Si e këtillë, ajo ishte një kumbim,në zgjimin e ndërgjegjes.Eshtë ngritur furishëm,për vetë ngarkesën emocionale,që ka mbajtur.Endrra me mesazhin e saj, ka goditur jo për rastësi,si rilindasit e tjerë edhe Naimin. Për më tepër arsye,Naimi,ka patur njohuri jo të vogëla,nga kjo fushë.Por ngrihet një pyetje,që nuk mundet të kapërdihet lehtë.Përse ndodhi pikërisht atëherë,kur shqiptarët do të mund të përjetonin vlime të mëdha? Ka një fshehtësi absolute ,rreth kësaj. Kështu mbasi është ngjizur ëndrra në “memorjen qiellore” është përcjellur tek rilindasit. Me lajmëtarët e vet engjëjtë e përcollën në gjumin ëndërror të rilindasve tanë. .

SHPËRTHIMI

Shpërthimi i tre frashëllinjve nuk ka koiçidencë të rastit. Përpara se të linin pas,korijet e gjelbëruara të Frasherit, vështrimin e fundit e hidhnin nga teqeja.Së largu i përcillte baba Alushi : “Udha ju bëftë dritë”…Dhe së larti na vështron/na vështron dhe na thërret/Përpiqi për mëmëdhen…” Ju sigurojme baba Alush,deri në frymën e fundit…” Tre burrat e lindur në Frashër do të kishin tiparet e tyre. Por nuk do të njiheshin as nga ngjyra e syve,as nga vrundujt e zemrës, por nga fushat, që do të “pushtonin”. Ndërkaq,pranohet se jeta e tyre ka ecur sipas një “diagrame të traskiptuar”,ku një rrjedhë me një fat të çuditshëm i ka ndjekur pas. Prindërit në Frashër,ndërkohë do të zbulonin binjakun e vdekur,kurse Naimi do të duhej të vinte. “Dielli” i Naimit, nuk u ngatërua me prirjet e vëllezërve të tjerë. Ai madje do të quhej Naim,një emër i bukur për poezinë. Naimi sipas studjuesve të tij nuk priti kohën për tu shfaqur befasisht.Deri të paktën në të tridhjetë vjetët e parë,ai ka kërkuar të thithte lengun qelizor,që lëshonin filozofët e kohës.

4.

KOHË PËR KUJTESË

Teqeja në Frashër ishte kryeqëndra e degës jugore për lidhjen shqiptare të Prizërenit.

Ndërsa Baba Alushi ishte kolona ruajtëse e bektashizmës shqiptare.

“Kush e do Shqipërinë kush/I miri Baba Alush..

LËNGËZIMI NAIMJAN

Lëngu poetik nis vrullin drejt shpirtit të trazuar. Kjo u ndie thellë,pas të tridhjetë e pestave.Njezetë vjetët e fundit,poezia e tij shkrihet e humbet nën qiellin e freskuar te vjeshtës,ishin edhe njëzetë vitet e fundit të shekullit rilindas, 1880-1900. Studjuesit përcaktojnë këto harqe kohore të krijimtarise.Rend pas poezisë pas të tridhjetave 1871-1886. Dëshmia,që afrohet thuhet se ka gërmuar,arën e filozofisë.Kjo vërteton se ka qënë në provë,për tu gjendur më pas në “betejën e të fortëve”. Posaçërisht punon arën djerrë të dijeve të kohës.Arë djere ishte dhe gjuha e mëmësisë.Kësaj i kushtohet në vitet 1886-1890. Energjitë e Naimit drejtohen në këtë arë djerrë.

Shkrimet, për shkollat shqipe,arsimin,dijet etj.1890-1900, jane dhjetë vitet e fundit.Ky përkim sjell lodhjen e zemres,si dhe shuarjen një ditë vjeshte në Stamboll. “Vdiq,Naimi,vdiq Naimi,moj e mjera Shqiperi…Një tjetër muzg vjeshte,po pllakoste përmbi shqiptarët.Shkallë, që ka ngjitur Naimi,janë të kushtëzuara.Sëmundjet e mushkrive,ndezjet virale,do ta dobësojnë,do ta tretin si qiri, por vdekja nuk do ta merte.Ishte misioni i pa përfunduar. Përjetësisht e lodhi zemren duke pritur çastin.Përpara tij në fushë të tjerë rilindas, kishin dalur.N.Veqilharxhi, Th.Mitko, J.Vreto, P.Vasa, K.Krstoforidhi.Koha e rezervuar për Naimin ishte mes viteve 1811-1900.Kjo ishte koha ku shkendijat e zjarrta të penës së Naimit,flakëronin madhërueshem,mbi purpurin e qiellit shqiptar.Përtej këtij kufiri të gatshem,prisnin te fillonin “mësymjen”në letrat shqipe të tjerë.Mbrinte koha e Andon Zakos,Z.Serembes, N.Mjedes,etj.Pas lotit dhe dhimbjes, që shoqëronte shuarjen e tyre,ishte gati “skalioni” tjetër.

5.

FLETORE E PERËNDISË

Fletore e Perëndisë

Për të zonë e diturisë

N.H.F

Njëqind mote,

para dhe pas tij

Ardhja e Naimit një ditë marsi në teqe,nënkupton sigurimin e vazhdimësisë, për një urë të pandërprerë të mardhenieve, midis Bektashizmit Shqiptar,pra midis këtij komuniteti fetar me njerëzit e letrave.Sikundër vjen i freskët ky binom, përpos saj gjejmë lidhjet e hershme nga ditët e rilindjes.Mbëritja e Naimit në teqe,saktësoi urën e gurtë,që është ura lidhëse.Mbi këtë urë,që bektashizmi ngriti ka kaluar edhe Naimi.I ardhur nga kjo urë shqiptare,kjo ardhje gjithsesi nuk shprehte takimin e tyre të fundit,por takimin e tyre të parë.Ardhja e Naimit në teqe,plotëson edhe fizikun e munguar,në dobi të këtij besimi fetar.Por ndërsa Naimi është vendosur një ditë marsi në një shtatore në oborrin me lule të Kryegjyshates,thesari i tij për bektashizmin është sistemuar vite më parë në memorjen e bektashizmit.Shpirti bektashian është eklipsuar prej tij,më përpara se të ketë rrjedhur njëqind vite.Librat e Naimit,sakaq,i kanë shtuar gjelbërimin bektashizmit.Ato kanë një intensitet të brendshëm,tepër të lartë,ato janë të një cilësie naimjane. Një rrugëtim të plote,brenda rrjedhave të “Fletore të Bektashinjët” e kryej një mbremje dimri.Pikëzat e shiut, rrëshqasin,përmbi qelqin e teqes.Po ai dimër në oborrin e teqes , po ai shi dimëror i ftohtë, qullte fytyren dhe gjymtyrët e hartuesit të parë të statutit bektashian shqiptar.

6.

KONVENCIONE NGA LIBRI

“Fletore të Bektashinjët”

Naim H.Frashëri .Ndë shtypshkronjat të shqiptarëve, Bukuresht, 1896.

Fletët e librit të holla. Brendia e tyre nxjerë në dritë boten naimjane.Për këtë urti të rrallë,çdo fletë përsipër ka germa plumbi.Por çdo gërmë plumbi,që është rradhitur më parë në shpirtin e nuancuar të Naimit ka patur një kosto shpirtërore,jo të vogël.

Kundërmonte aromë Shqipërie,bektashizmi shqiptar.Kjo ishte faza dehëse për Naimin.Naimi,sidoqoftë do të nxirte nga terri,rruazat e perlave bektashiane. Ndermarrja e një hapi të tillë nga Naimi nuk është habi. .Ai,Naim i bukurisë shqiptare është bektashian.Sidoqoftë ai,dhe vëllezërit Frasheri, ose grimca e dritës shqiptare,kishin ndjerë kontributin e teqes së Frasherit,për shqiptarizmin. Kishte edhe një favor.Pozita,por edhe territori,që bektashinjtë zotëronin,në Shqiperi.Kishte një pamundësi.Që të gjitha perlat,që bektashinjte posedonin,vetëm kurrsesi nuk ndrisnin.Naimi i nxori ato me shkëlqimin e tyre nën dritën e beftë.Kaq madheshti,askush si Naimi,s’mundej tu jepte dritë.Kështu sprovën “Bektashinjtë”,Naimi e kishte zgjidhur, pararendëse për “Bektashinjte”,si një variant filozofie i kulluar.

7.

Ç’ FARË MBRETËRON

NË KËTË UDHË ?

Zot i madh e i vërtetë/është e vërteta vetë/po kanë besë mirësinë/urtësinë dhe njerëzinë.

N.H.F

E vërteta,e drejta, mendja, urtësia dhe të gjitha mirësite mbretërojnë në këtë udhë.

Përkarshi nektarit të hënës,Naimi ka vendosur sermin e fjalëve.Kur e zbulon, mëson:e përbashkëta e këtij shkelqimi sermaje,janë tre vyrtyte njerë- zore.Ngado të kthehesh edhe pas kaq vitesh,ato ruajnë xixellimin e parë.

E VËRTETA:I vërtetë është ky besim,që shëron me fjalet e Zotit.Katërcipërisht kjo është provuar.Logjikisht e vertete,quhet ajo që është verifikuar.Bektashizmi përshkrohet nga e vërteta dhe e drejta.

URTËSIA:është thelbi i doktrines. Etimologjia e fjalës filozofi,greqisht jepet me dashuri për urtësinë.Eshtë një art i të jetuarit,shprehen filozofët.Nje moral, që konsiston në të sjellurit në mënyrë të arsyeshme,për të emëtuar çdo sjellje të pamatur,për të pritur çdo ngjarje me qetësi.Por është gjithashtu edhe dije. Madje,dije thelbesore.Sozia greke përkthehet,urtësi. “Shkenca e parimive parësore dhe e shkaqeve parësore”.Ky është këndveshtrimi i Aristotelit.

MIRËSIA

Naim Frashëri,gjëndet,ndërkaq,jo nga rastësia ishte myhib,grada e parë e bektashisë,në korpusin e atyre të atyre poetëve,që në letrat shqipe sollën frymën e mirësisë.Fjala e Naimit :

.Mërgohu nga ligësit/Mirësinë mba si burrë/Mirësia është dritë,/Që nuk shuhet kurrë./Mirësia s’është e shkretë./Eshtë dritë e Perëndisë,/Dritë e Zotit të vërtetë,/Është dritë e Gjithësisë./Mirësia të harrohej./Të mirët nuk i donin/Ligësia të lëvdohej,/Të ligjtë s’i mallëkonin…

Përse e duam Alinë?/Edhe të tjerët të mirët?/Se duam mirësinë./Që s’na fut në errësirë.

Pse e duam Fatimenë?/Imamët të dymbëdhjet?/Hasan edhe Hysejnë ?/E ishin të vërtetë.

Se kishim mirësinë./S’patën kurrë ligësinë?Ishin me Perëndinë,Na lanë dhe neve dritë.

Kurrë s’humbet mirësia./S’shuhet dritë e Perëndisë /Humbet vallë Perëndia?Zot i madh i Gjithësisë.

Mos e ndy shpirti në jetë,/Zemrën mos e lyej !/Shko në udhëz të vërtetë./Mos e kthe e mos e thyej .

Mos u hiq pas ligësitë,/Se të fut në errësirë./Merr udhën e Perëndisë,/Të bashkohesh me të mirët.

Mos bëj keq kurrë,po mirë,/Kjo është udhë’ e Perëndisë./Ki në zemër mëshirë,/Edhe ndihu njerëzisë.

Në,ç’orbitale vërtiten kështu fjalët,që nxjerr pena e Naimit,por që përndritjen argjendore kanë .Mirësia është e ngrehur në orbitën e Perëndisë.Mirëpo,një grup filozofësh të çuditshëm esencën e saj e sjellin në traktate të tyre.

Utilitaristët,sa të befasishëm janë më shprehjen :”E mira më e madhe e numrit ,më të madh.”

Skalitësi i thellësive,Sokrati athinas me thënien :..bërjen e shpirtit sa më të mirë,të ishte e mundur.”

Pseudionisi:Cdo gjë,që rrjedh nga Zoti,është e mirë. “

Ku ti zhbriojmë,rrënjët e origjinës,vendlindjen e saj,përvçëse,prore tek Zoti ynë.Por edhe te ajo,që quhet hapësirë e galaktikës njerëzore.Të tre virtytet kanë potencë në rrugen e bektashizmit.Në sytë e shqiptareve bektashizmi nuk është besim dosido.Ka mbijetuar,mbasi në thelb,ka virtytet më të mira njerëzore.Sipas parathënies:do të mbijetoj sepse nuk mbështetet vetëm te morali i shkruar.Por është një nevojë shpirtërore. Ndihet menjëherë gjerrësia e nocionit mirësi.Nuk mund të thuhet se është pikërisht kështu,por ta konceptojmë si një lule esencën e saj :Një lule si trëndafili/në agim një trëndafil/gjethe prushi-aromë mjalti/pika e vesës mbi pemën e dashurisë.

Të tre virtytet janë përcaktuese në këtë udhë.Duke shkruar,gjithmonë me virtytet,por edhe me mirësi,besimtari ka gjetur një strehë fatlume,për prehje shpirterore.

E KEQJA

Ngjyra,që e identifikojnë poetët ,është nata sterrë.

Ngjyra,që e identifikojnë,ndonëse si përbërës nuk ka katran, s’është por buron katran,është katran.

Grykësia,që e identifikon,s’ngopet kurrë me helmin,që helmon.

Pemë,s’është,por e kalb,pemën e dashurisë njerëzore.

Identifikimi në vargëzim :Kur bie mugëtira ,pa zgjatur kufij,pema e dashurisë perëndon vajtueshëm në horizontin e shpirtrave tanë,/rrëmintare kjo natyrë e egër njerëzore/përse kaq shpejt,fletat e mirësisë i thanë?.

Identifikimi i të keqes i shumllojshëm është.

E keqja është sinonimi i ligësisë, Mauvisë, natë, ferrë, mugëtirë, katran i zi.

Identifikimi,që Naimi kryen, si qëllim është i njëjtë me bektashinjtë.

Më nj’ an’ ishin mirësit/Më anët tjetër djallëzia.

Më nj’ an ishin urtësitë./M’ anët tjatër marrëzitë/Më nj’ an’ ish e vërteta/Më një an’ e rremja shkreta,/Më nj’ an’ ish Imama Hyseni/Më anët tjetër Jezit qeni./Një ësht’ e lig e nj’ është e mirë/Një drit’ e një errësirë….

Mos u hiq pas ligësit/se të fut në errësirë../Mos u përzje me Sufjanë,/Mos u bë me Mavijenë,/Me Jezitin e me Mervanë/Po bashkohu me Hysen./Kur thua kam at’ Alinë ,/Edhe mëmë Fatimen/Qysh e bëke ligësinë?/Që të pjek me Mavijen ?

7.

SHQYRTIME

Male të larta e ndajnë mirësinë me të keqen.

Pra,kjo e keqe është njësoj errësire,që zbret,përmbi lulet erëmjaltë.Identifikimi i Naimit është i kristalizuar.Pra Naimi,përveç ngjyrës,ka identifikuar tek e keqja emra,që bektashinjve u sollën dhimbje.Identifikimi,që kryen Sokrati ishte se ligësin e quajti mungesë të diturisë.Platoni ishte i mendimit se njeriu lëviz nga errësira në dritë,nga injoranca në dije.Ndërkohë,që Plotini përgjigjet :E keqja është hija e errët e portretit,i cili e lartëson më shumë bukurinë e imazhit.”

8.

Besa jon’ është një fjalë/Dhe ajo s’është e çalë/Eshtë

fjalë e Perëndisë/Që i duhet njerëzisë.N.H.F

Mendimi i studjuesve për “Bektashinjte”.Në fillim shfaqen xixat,në thellësi gjen një botë të mbushur me perla.Kjo eshte besa e bektashinjve.Besa e bektashinjve është udhë e gjerë,që ka përpara ,urtësinë, vëllazërinë, miqësinë, dashurinë. Filozofia e Naimit “Besa e bektashinjve është udhë e gjere”. Shqyrtojme fjalën besë më parë.Institucioni i besës është i hershëm te shqiptari.Konsiderohet rregullator në mardheniet shoqërore.Barleti,besën e parë,gjenë më të shtrenjte,që ka shqiptari.Besa e dhënë është shpallja e një vetdije të thellë,shprehet një poet.Mbajtja e besës, është konsakruar me shpurjen e saj deri në fund. Drithëruese,sentenca e besës:“Shqiptari kur jep fjalën,therr djalën”.Por besa e bektashinjve është më e thellë ,e gjerë, pra e pamatshme.Eshtë e gjerë,thotë Naimi, s’përcakton kordinatat. Udha është e gjerë.Disponon përmasa mrekullisht të mëdha se rrugët e zakonshme.Kështu rruga bektashiane edhe në përmasa mbetet e gjere.Studjues,poet,filozof,nuk e kanë përcaktuar dot gjerësinë e saj.Përpara ka dritën.Kështu si çdo rrugë,ku shpirti,posaçërisht fuqia e tij mbetet dominante,është e pamu- ndur, që përpara të mos shkëlqejë drita.

E kundërta e saj mbetet errësira.Prania e shpirtrave erresire,tregon se drita ekziston.Erresira e thellë është “territori gjeografik”i djallit. Kjo mbiquhet “mbretëria” me sovran djallin.Territoret e saj.Krejt historia e njerezimit i ka vendosur emrin skëterr.Aty s`buron shpresa.Aty progresi njerëzor rrëzohet.

Drita hyjnore,ka zbritur për njeriun.Drita është koncentrimi i miresise.Njerëzimi nëpër kohëra,në luftra në stuhira,ka rendur të kërkojë pakëz dritë.Rrezja, që ka gjetur shtegun,prej largesisë qiellore të pikon në shpirt.I fuqishem mbetet ai, që “pushton”territore shpirterore.

Perëndia, bukuria nxjerë dritën.”…Parajsa dhe skëterra/Edhe ëngjëlli edhe djalli/Edhe gjithë,ç’ka të tjera/Janë brenda tek i gjalli…N.H.F

Naimi duke kuptuar rëndësinë e dritës tek “Fletorja…” i lutet Zotit:” –Jepi shqiptarit dritë/Zot i vërtetë/Të shohë…”

9.

RRUGA NDRICOHET NGA DRITA

Bektashinjte e kësaj rruge,dritëzen e gjejnë përpara.

DRITA

Drita, pra krahu i ardhjes se saj është lindje,emri simbolik.Aty gjithçka lind.Eshtë një ripërteritje e vazhdueshme Filozofia e ndërtuesit të bektashizmit Haxhi Bektash Veli prezumon me këtë prurje:Zemra është si shteti.Atje ka dy kryetar.Njëra është mëndja e mirë,tjetra është djalli.

Mëndja është në kokë dhe nënkryetari i saj është gjykimi.Ushtria e saj janë :njohurit hyjnore,perhizi,adabi,dora e hapët.

ERRËSIRA

Errësira,fillon atje ku drita ka përfunduar.Errësira nuk guxon të shfaqet përpara dritës.Errësira,simbolikisht ka lindje emrin : perëndimi .Kurrsesi perëndimin e diellit tonë. Por perëndimin e dritës,humbjen e rrezes,ikjen pa kthim,të shpresës,rrëzimin e besimit etj.Ai është kufiri,ku jeta tokesore ndërpritet.Atje është ftoma e madhe. Djalli nxjerr errësirën.Atje lindja humbur ka.Por errësira nxin e sterron.Vendorrigjina e katranit.Burim i dhimbjes, dimrit, varrit,errësirrës.

Haxhi Bektash Veliu,qëllimin rrëmintar të djallit e rajvizon :Djalli, puna e tij është djallëzia.E keqja është vend i djallëzisë.Ushtrit e tij janë madheshtia,xhelozia në të keq,lakmia,marrja nëpër gojë.

10.

TRUPI

Trupi shkon atje, ku ndërohet.Ndodh,kjo nën errësirën pus,nën terrin e zi.Këtë ndryshim,Kurani e përshkruan :“Ai është,që ju krijoi nga balta,e mandej ju caktoi një afat.“Por në fillesën e qënies njeri,ndihet dora e Krijuesit.Përbërësit e tij janë balta, një pikë ujë,përbërësi i dytë shpirti.

Trupi njerëzor- pjesa e dukshme.

Shpirti-pjesa e padukshme.Trupi shkon në shurdhërinë e tokes,në perëndim të jetës,atje ku u ngjiz.Shpirti njerëzor kthehet në strehën e vet.Në banesen e Zotit.Shpirti nuk ka ngjashmëri.

11.

SHPIRTI

Thoshte Naimi:”

…Fuqi e Perëndisë/duket tekdo/Se shpirti i gjithësisë/Po është ajo…

…Njeriu s’vdes,po vetëm ndërrohet/dhe shpirti i ndyrë kurrë s’gëzohet…

…Shpirti na thotë të bëjmë mirë..

…Po shpirti,që s’vdes/S’ma mbrëm’ e mëngjes/ku ka fluturuar/Se vdekja s’e zë dot…

…Shpirti im pa mundim…

…Shpirtin e Tij i ka dhënë..

…Njeriu ka vetëdije/Shpirt e zemër e vetije…

…Dhe gjithë ç’kish gjithësia/Shpirtine tij i ka dhënë/dhe mëkëmbës e ka lënë..

…Mos e ndyj shpirtin në jetë…

Shpirti :Psyhe nga greqishtja,ose sinonim i shpirtit. Udhëndërtuesi i bektashizmit,Haxhi Bektash Veli, filozof,mistik.Gurë të larë diamanti,ka nxjerë nga shpirti i kthjelluar.Thënia:’Shpirti është gjallëria e trupit,dashuria shpirtërore është gjallëria e zemrës.”

“Shpirti është :formula”,përfundimtare e thelbit të një sendi,ka rajvizuar në traktatet e tij,Aristoteli.

Naimi e ka kristalizuar në këtë vijë:”Ai është gjithnjë pranë Perëndisë,se tek i biri fshihet i ati”. Pra Perëndia mbetet streha e fundit,por njëkohësisht është streha e parë nga ku vjen shpirti.Kurani e ka përcjellur në këtë formë :”…dhe një afat është i caktuar pranë dijes se tij dhe pas(gjithe kesaj te vertete) ju dyshoni…”.Argumenti naimjan mbetet filozofik.Argumenti bektashian, i prirë nga mendimi filozofik i Naimit,është një arsye më shumë.Bektashinjtë kanë një arsye më shumë në vërtetimin e kësaj teze.Kleri bektashian, që jetën e përfundon në teqe,pra në një shtepi,varroset brenda territorit të teqes.Përmbi shpirtin e tyre, kryhen rituale,lutje,për shpirtin e tij të përhershem. Bektashizmi duke respektuar frymën hyjnore,këtyre shenjtorëve posedues të saj u ndërton varre monumentale të quajtur tyrbe.Këtu nderohet shenjtori,por duke respektuar së pari frymën e shenjtë.Madje teknika e ndërtimit të tyrbeve,ruan simbolin e 12 imamëve të shenjtë,përcjellësve të frymës hyjnore në breza. Argumenti naimjan, sigurisht edhe ai bektashi është shpirti mbetet.Kurrë nuk ka njohur shuarje fryma e Zotit.Prandaj argumenti naimjan,ka qënë i thelluar njëqind vite më parë,kur shprehet:”tek i biri,fshihet i ati”,ka një prarim filozofik.Panvarsisht rrjedhojën e ngjarjeve,fryma e Zotit ka ekzistuar.Shuarje,njohin trupat, qeniet, por jo Zoti? Krijuesi ynë i gjithhershëm,që kërkujt trupi nuk i përgjigjet. Kështu udha bektashiane,me dritëzën e Zotit,mbetet një udhë e drejtë.Ajo është një udhë e Zotit. Ndjen aromën e tij,nga fryma e shenjtorëve të Zotit. Bektashizmi si i tillë është një udhë e Zotit.Ai të siguron një qetësi të plotë shpirtërore duke eliminuar krizat.Prandaj rruga e tij mbetet hapur,për shpirtra të turbulluara. Aty urtësia dhe mirësia,janë metafora e tij.

12.

C’PËRMBAJNË POEZIT

E URTËSISË BEKTASHIANE

Besa bektashiane është e përshkruar nga natyra e urtesise. Një sentence e huaj: “Njeriu i urtë,është edhe i ditur.”Bektashinjte kanë disponuar potenciale të vërteta te mendjes e të dijes.I fuqishëm është ai komunitet fetar,që ka me vete intelektualet.Këtu duket edhe forca e një besimi.Që në shekullin rilindes,bektashizmi,vuri në lëvizje energjitë e tij,duke marë pranë vetes intelektualët. Prania e tyre në gjirin e këtij komuniteti fetar sot eshte e lakmueshme. Studjues të huaj,identifikimin e bektashitzmit e bëjnë me përqasjen e intelektualeve në dyert e teqeve shqiptare,duke formuar një lidhje rëndësore.Mos vallë Naimi,njëqind e ca vite me parë do ta kishte ndierë këtë nevojë:“Pa dituri e pa të vërtetë dhe pa vëllazeri,s`mund të bëhet njeriu bektashi i vërtetë.“ Ai vuri piketa në rrugën e bektashizmit shqiptar. “Rruga, është e hapur,-shprehet ai,-dhe e drejtë.”Fill të drejtë” e ka parë Naimi këtë rrugë.Kështu pohohet në vjershën “ Besa”.

13.

GJITHËSIA

C’është,çështë kjo e paana gjithësi ?/Dhe ky rregull dhe ky libër,që sheh ti?/Kjo e kaltër hapësirë e pa anë,/

Këto drita,që kufi e numër s’kanë ?/Këto yje trup argjendë e faqeartë,/

Që vërtiten me nxitim e dritëqartë ?/

Kjo natyrë dhe ky det,burim i jetës ?/Këto ligje,këto pamje të së fshehtës.N.H.F

SHQYRTIME

Vjersha poetike “Gjithësia” ruan brenda filozofinë. Identifikimi i Zotit, prej qindra,miliona vjetëve,përcillet nëpërmjet cilësive të tij.Për syrin e zakonshëm,një mjegullnajë endet në horizontin blu.Naimi ka bërë një përpjekje të depërtoi përmes kësaj mjegullnaje.Ç`farë ka parë,ç`farë nuk ka parë , të gjitha hiret e tij,janë derdhur në variantin filozofik, me mendim prozatik “Bektashinjtë. ” Ka qënë koha e atillë,kur shpirti coptonte gurë.Ka qënë ora kur dukuritë qiellore,flisnin me zerin e pazëshëm.

14.

“PERËNDIA”

Eshtë në shesh Perëndia…

N.H.F

Naimi me“observatorin”e vet ka parë cilësitë e Zotit të shfaqura,dukshëm në gjithësi.Për bektashinjtë, gjithësia është Perëndia.Fytyra e Zotit,aty gjendet. Mendimi i Naimit është i stisur se gjithësia ekziston,sepse ekziston Zoti . Ekzistenca e gjithësisë na nxjerë,shembëllimin e Perendise.Gjithësia është fytyra e Perëndisë.Kurani e shpjegon kështu:”Të Zotit janë Lindja dhe Perëndimi edhe ngado,që kthehemi aty është ana e Allahut.”

15.

POETIKA E POEZISË

Aty është dielli.Rrezja e saj. Mëngjezi i ftohtë,perëndimi,vesa që loton,lulet e molles.Atje është një sop i Perëndisë. Vështrimi në ditë të kthjelluar t`a mbush shpirtin.Ajo është ana e Zotit. Flokët e saj nga lulet.Sytë nga kristali i ujrave.Balli i lëmuar fushor. Gjymtyret prej shkemborësh. Kjo është pamja extra natyre .Hëna leshëverdhë, që leviz,shtegut të reve.Me një fjalë konçize i përcjell Naimi.E pakapshme për ata mund të duken në veshtrimin e pare.Një zhbirimë me kujdes,nxjerr në sipërfaqe cilësitë e Zotit.Ngase ne nuk i afrohemi dot gjuhës së zemres, mbetemi të trazuar.Prandaj,duke mos iu afruar dot krijuesit,detyrohemi të tundohemi nga cilësitë e tij.

16.

POETIKA E NAIMIT

“Zot i madh e i vërtetë,/Në gjithësi është vetë./Ai është gjithësia,/Gjithësia është e tija./Ai është krejt dhe fundi/Pa atë s’ka vend gjëkundi./Cdo gjë që na shohin sytë,/Ësht’ Ay se s’ka të dytë/I urti nga do të klthehet/Fytyr’ e tij i rrëfehet/Se e tërë gjithësia/Tregon bukurin’ e tija./Zot i madh e i vërtetë/Eshtë e vërteta vetë/Po kam besë mirësinë/Urtësinë e njerëzinë/Atje është Perëndia/E drejta edh’ e vërteta./Janë besa pa të meta./Zoti kërkon dashurinë,/Njerëzin’ e urtësinë,/Ai,që bën mirësinë,/E ka afër Perëndinë./Prerëndia mirësinë,/Do nga ne dhe miqësinë,/Po tjetër s’mund të dojë,/Sepse nuk ka nevojë./Mirësi e njerëzisë,/Eshtë udhë e Perëndisë,/Eshtë vetë Perëndia,/Eshtë vërtetë mirësia,/Pa po kush bën mirësinë./Ka me vete Perëndinë./Dhe të mirët,sa janë,/Dhe gjithësin,anë e mbanë. N.H.F

SEGMENTIMI I BËRË NGA NAIMI

-Nëpër poezinë naimjane-

VARGËMALI

Naimi zinte këngën naimjane:

..çuka,kodra,brinja,gerxhe, dhe pyje të gjelbëruar.

Malet ,fushat dhe brigjet/grykat e çukat e shtigjet.

Malet,fushat e livadhet e bleruara………………………

17.

SHQYRTIME

NGA VIJËZIMI I VARGMALIT

Vijëzimi i vargëmalit.Malet në këto vise ku është ngrehur vendbanimi Frashër priren drejt vargmalit.

Vargmali:një krahëqafosje.Përbërës:Balta,bimësi,humusi,shtufi, shkëmbinj,magma.Malet ruajnë hijen e tyre.Frika e mugëtirës është e rëndë.

Mistere.Enigma të fshira.Kokëçveshur male,vargmale fustanellash.Lugje midis,për të thyer rutinën.Fytyrë bulcizbuluar,e dëborë mbuluar.

I pafundëmi Naim.Këto vargmale në këto vise,pa penën e Naimit,nuk do ta ruanin këtë rrëzëllim.

18.

MISTERET E ZOGJËVE

Për këngën e zogjëve,thoshte Naimi:

-Tek këndon thëllëza me gas dhe zogu me dëshirë…

..E qyqja duke qeshur,bilbili me ëmbëlsi…

…Zoqtë zënë këng’ e valle dhe po kërcëjn’ e këndojnë..

…Dallëndyshe bukuroshe,që thua mijëra fjalë…

…Zoqtë nër gjethe lëvrijnë dhe këndojn’ e fluturojnë..

…Se nga dëgjonet thëllëza…

…Zoqthit që flasin belbër…

SHQYRTIME NGA MISTERET E ZOGJËVE

Kumte.Ndonëse në pamje është e pangjashme me asgjë.Pikërisht është ajo.Janë lajme të zogjëve në ajër.Brenda realitetit të tyre.Qëndron komunikim misterebërës , kumtenxjerrës të pashpërbëshëm.I gjithë realiteti i robëruar është agjenci lajmesh me gjuhë eteri.

C’farë duan të thonë?

1-Të të vënë në dijeni.”Sizmografi” i tyre ka regjistruar.Kohë e pikëlluar.Mot trazuar.Dimër i nxirë.Arrinë.Lexuar në sytë e mjegullës me forma engjëlli.

2-Të zbardhin në qiell,mesazhin e gjetur nën drapërin e hënës.Gjumëdremitja e nënës.E pagjumja.

3-C’gjuhë lexojnë hiperbolat?Në ç’gjuhë shkruajnë ,heliogrife, thua hë!Por të pa lëçitshme.

Një adresë.Hapsirë boshë.Uebsajti u gjetë:ëëë misteret e http://xn--zogjve-sva.com/

Enigma.C’farë mund të përbëjë një vijë lart,një krahë poshtë?Udhëzbritje në pikiad.Rënie e butë.Asnjëherë rrëzim.Formula e tyre e fshehtësisë aerodinamik.

C’i gjeti sot me këtë tollovi?Të gjitha në fluturim.Boshatisur strehimi.Te kulla e rojes kishte humbur kthjelltësia.Kush urdhëroi nxjerrjen në pistë?Kush dha urdhër për këtë fluturim?Shiun, sjell kjo dallandyshe.Me zig-zaket,zbritje-ngritjet.

Mistike.Shkruan gjërra fshehtësie.Deshifrojmë:Qyqarë po zbret shiu!Bagëtia fle zbuluar në haur.Zahireja s’del .Murrëri do na mbërthej.Bëhuni erë!… dv.

Skalitur.Citate të hershme.Treten në qiell.Të pakapshme,për mëndje dhe sytë.Vrapojnë këta zogjë,por a e dinë për ku? Qetohen.Hidhen,përdridhen.Të çorientuar nga zhurma,ecin kuturu.Kurrë si lanë të qetë njerëzit,në kuvendimet e tyre madhështore,apo në spektaklet me performancë pranverore!