Natë-Zymer Mehani


Zymer Mehani

Natë

Kur nata
Vë heshtjen
Qetësinë
E terrin

Zemra
Ç’ më shtanget
Shqetësohet
Dhe trandet

Vegim
Shikim
I përhumbur
Dëgjim

Thellësi
Gjerësi
Dashuri
E pamasë
Kur Ty
Të thërras

Mallëngjim
Ëmbëlsim
Kur të shoh
O shpirti im

Malli për Ty
Më kaplon
E zemra ime
Ushton
Si det
Uturon

Atëherë
Mos pipëtij
Më dëgjo
Të deshta
Të dua
Dot nuk e mohoj

Në këtë orë
Ty zemër
Unë të dashuroj

About Post Author