Natyra është jetë-Blerta Basha


Natyra të mbush me jetë,

Të jep forcë e të jep shpresë

Lum kush natyrën dashuronë,

Se gjithmonë do ndjej aromë.

Lëndinat e blerta anembanë

Tek hedh sytë dhe i vështroj,

Ndjehem ajo vogëlushja e viteve,

Që vërtet di të dashuroj.

E dashuruar me natyrën,

Dhe me qiellin ngjyrë blu,

Çdo kujtim që ka në jetë,

I shkruaj me penën e blertë.

Dhe retë si flokët e borës,

Më janë bërë si fletë e bardhë,

Dhe me to jam dashuruar,

Dhe vërtet ndjej shumë mall.

Një jetë në natyrë nuk më mjafton,

Por unë do t’i hedh në vargje

Çdo ditë të jetës që jetoj

Në fytyrën e hënës do t’i shkruaj.

Sa herë që hëna të dal natën,

Fjalët e shpirtit t’i hap nëpër botë,

Aty jam unë ajo që dashuroj natyrën,

Dhe gjithmonë do dashurojë!