Nazif Laçi:Evropë, mos përsërit gabimet !


Nazif Laçi

EVROPË, MOS PËRSËRIT GABIMET !

Pas, lutërave ruso-osamne në Krime, 1878, Evropa ka filluar të bëjë lëshime popujve sllav, në krye me Rusinë. U formuan shumë shtete sllave, në Gadishullin Ilirik me insistimin e Rusisë. Siç janë: Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi etj. Këto shtete u krijuan në tokat shqiptare me bekimin e Evropës-Kongresit të Berlinit, Londrës dhe Parisit( 1878, 1912, 1919). Prandaj, Evropa, pos të liga që i solli kombit shqiptarë, ajo i solli problem edhe vetës, sepse Rusia duke i nxitur edhe popujtë sllavo –ortodës i sollën problem edhe kombeve të Evropës. Këto problem janë aktuale edhe në ditët e sotme. Luftën e Parë Botërore e nxiten serbët, me atentatin në Sarajevë nga Gavrillo Principi në Franc Ferdinandin. Kjo, Serbi, gjatë Luftës së Dytë Botërore, bëri gjenocid në popujt: Gjerman në Vojvodinë, hungarez, boshnjak, kroat, shqiptarë etj. Po, kjo Serbi e ndihmuar nga Rusia zhvilloi katër lufta në ish Jugosllavi (sllovenve, kroatve, boshnjakve dhe shqiptarëve). U bë gjenocid i pa parë, në Kroaci, Bosne dhe Kosovë, para botës. Evropa, qe 30 vite që mirret me Serbinë dhe kjo po e shantazhon atë. Këto ditë po e shohim shfarë problem po i sjell Evropës dhe botës Rusia dhe Serbia, me politikën agresive ndaj popujve të tjerë siç është Ukraina. Këta, agresor, në krye me të smuarin Putin, e kërcnojnë botën me armë nukleare. Evropa, duhet ta din mirë kush janë armiqtë dhe miqtë e saj. Kombi shqiptarë çdo herë ishte dhe mbetet evropjanë me orjentim perendimor. Pra, Evropa kësaj here ka obligim me i korigjue gabimet e bëra nda kombit më të lashtë të Ilirikut dhe Evropës siç janë shqiptarët. Serbia dhe Rusia, çdo herë ishin dhe mbeten kancer i Evropës dhe botës demokratike.