Nazif Laçi:Model i një pedagogu të vyer-Tefik Ajvazi


Nazif Laçi

Profesori, Tefik u lind në fshatin Smirë më 1943. Shkollimin fillor, cikli i ultë e kreu në vendlindje, ndërsa ciklin e lartë të shkollimit fillor e kreu në fshatin Goshicë. Shkollimin e mesëm e kreu Normalen,, Zef Lush Marku ” në Shkup dhe Falkultetin Filozofik-dega gjuhë e letërsi shqipe e kreu në Universitetin e Prishtinë. Tefiku, është në mesin e mësuesve të parë me shkollë normale të kryer, në Moravë të Epërme, qysh në vitet e 60-ta të shekullit XX. Ky, pedagog i mirëfillët e filloi punën, si mësues në fshatin Gërmovë që ishte si pralele e ndarë e shkollës tetëvjeçare të Goshicës. Për arsyra politike, Tefiku u detyrua me u shpërngul në qytetin e Ferizait dhe aty punoi si arsimtar i gjuhës shqipe, në shkollën fillore ,, Gjon Serreqi ” dhe në të njejtën kohë i kryen edhe studimet. Detyrën e një pedagogu shembullor, Tefiku e kreu me shumë vullnet dhe përgjegjësi. Pasatj, ky është zgjedhur inspektor arsimor në Komunën e Ferizajt, për gjuhë shqipe që në përbërje e kishin edhe Komunën e Kaçanikut dhe Lipjanit. Ishin kohë të vështira gjatë viteve të 80-ta, sepse hegjomonizmi serb ishte aktivizuar, kundër kuadrave më të mira shqiptare në Kosovë. Pas, çlirimit të vendit nga okupatori serb, profesori Tefik ka punuar në Gjimnazin ,, Kuvendi i Lezhës” në Viti, si porofesor i gjuhes shqipe, deri në pension. Për punën edukativo-arsimore të profesorit Tefik, flasin me admirim ish nxënës të tij, që sot janë kuadra të vyera në shtetin e Kosovës. Profesionalizmi, serioziteti, zgjuarsia, dashuria dhe prosporiteti janë vyrtute të larta të profesorit Tefik. Ky pedagog i vyer, pos punës edukativo-arsimore mirret edhe me punë krijuese, që deri më tash i ka të botuara katër libra shkencore që reflektojnë në krijimtarin e tij të begatshme. Profesori, Tefik është martuar me profesoreshën e gjuhës angleze Gjyla Ajvazin dhe i kanë lindur tre fëmijë: Bardhin, Skifterin dhe Anduenen, të gjithë me shkollim superior. Në këtë moshë profesori është i rrethuar me djemë e vajzen dhe nipa e mbesa që janë model i një familje intelektuale në qytetin e Ferizait.