Ndjesia e kurbetçarit!Haziz Hysa


Ndjenjat e shpirtit

gufojnë si valë deti,

Me krahët e shtrirë

pushtoja si i treturi.

Po ti më rrëshqite

Porsi një ngjalë lumi,

Për një moment …..

Çohem i tronditur nga gjumi.

Më dukej se silleshe

verdallë para meje!

Sikur më gjete ashtu

Pas shtatë bjeshkëve.

Dashuria për ty,

Kokën time e ka mpirë.

Nga largësia që kemi

meditojmë në vetmi,

Sa bukur të dashurosh

Me zemrën e dlirë.

Ajo ditë që ne e duam

Do të kthehet përsëri.

Ndjenjat gufojnë

Shpirti ngujohet.

Jeta pa dashuri

Mbase vështirë kalohet.

Të garosh për jetën

Pa ndjenja në shpirt.

Dukesh je i nemur

Kurrë nuk gjenë qetësinë.

Mynih.