Në ato hone e ato gërxhe-Maksi Luçi


Në ato hone e ato gërxhe

Atje në viset e mia

Ku culat këndojnë vendçe

Aty është dhe Labëria…

Aty ku rriten sorkadhet

Ku ujërat kristal burojnë

Ku u vranë turko -koshadhet

Historitë ashtu tregojnë..

Ku rriten vajzat si drita

Edhe djemtë çika lëshojnë

Ku vështirë ecën dhe dhia

Ah moj Labëri moj zonjë…

Nënë e mirë e mira nënë

Moj e imja labëri

Për pushkën e për kuvëndë

Mbolle në shekuj Lavdi….