Në dritaren e zemrës-Halit Haliti


Nëpër bebëzat e syrit tënd lexoj

Natën von kur gjumi të shembë e të dremit

Fytyra jote më shfaqet ëmbël dhe e pa gojë

Si një panteon dashurie e pa limit.

E shkundur nga hëna si engjull mu shfaqe

Në dritaren e zemrës u fute sërish

Në ato pak minuta magjinë e shpirtit e kënaqe

Jo, s’dëshiroj të ngelem vetëm, si feniks të vish.

Qepallat e syve mbaj akoma mbyllur

Me duar shtrëngoj tē mos ikën kjo mrekulli

Sa vështirë ta bind veten moj qenie e bukur

Largohesh si ëndërr për të më lënë në vetmi.