Në dritaren online fb…Floriri Z Petra


Floriri Z Petra

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Shihemi flasim çdo ditë..!!

Me njerëz takuar ne vyrtualitet

por ju moj mike e nderuar

ngele e dashur në vite,

kur ike e le ate vend, ku linde

ne karakter ne sjellje, nuk ndryshove

Paçka se mosha bën të sajën

atij bregut matanë, u rinove..

*****************************

Dhe pse në virtualitet

sa larg të kam, ti e kupton

nuk e harruam njeri tjetrin,

Kur kjo ngelet, percty dhe mua

vetëm një distancë,

se shpesh flasim, në telefon..

Për ty më kap një mall

kur nuk ju shikoj

në dritaren online FB..

Ah, ky internet sa na mundon..!?

Shikomë të lutem me kujdes

sa kam ndryshuar, verën që kaloj

mos të dukem si fshatar

kur ka lidhur dhinë në mullar

me kashtë apo me bar

dhe ka shkuar në pazar..!!

Po ha dhia kashtë e tagji

të gjithë këtë, nuk e dinë..!?

Po ka plot njerëz ziliqarë

nuk dinë të lidhin gomarë

Kur duan ta ngarkojnë

se në arë duan të shkojnë

nxitojnë të mbjellin farë

si ndihmon as moti

është një fabrikë pa çati

po filluan shirat e stinës

në arë nuk hyn dot, njeri..

Ta korrin kur të vijë behari

të hajë fukarai dhe gjynatari..

Epo kjo botë e gjërë

çfarë nuk mban, mbi shpinë

Njerëz të varfër e të gjorë

fati i bën, të jenë inaçorë

mbushur plot, në çdo anë

Prit të na vënë, punët mbarë..!!

Mjelmat sa bukur notojnë

në ujrat e kaltra, në qetësi

Sytë tanë i shikojnë

nuk bien në xhelozi

vërtet ndjejnë, kënaqësi

nuk i ngacmon asnjeri..

Kështu të ndjehemi në miqësi

motër e vlla, a mik e shoqe

Me mirëkuptim e harmoni..

Përse kemi nevojë

kësaj jete të vështirë

Për një fjalë të ëmbël goje

o mike çfarë bën, si jini

apo këtë dimër si po kaloni..!?

Në ujrat e qeta, të kristalta

syri jonë me vizionin e tij

shpirtin qetëson..

Janë këto vejusha te dashurisë

kështu ju kanë thënë,

se nuk janë larguar,

kurrë prej shtëpisë..

Mbi ato ujra,

kanë vite po qëndrojnë

në shënjë të besnikërisë..!!

Eh, o Zot ..!!

Kur lindi njeriu, solle edhe djallin

të shkatërrojë këtë botë…

Prej pabesisë..!!

Floriri Z Petra

Paterson, New Jersey

January 24th, 2019..

Të drejtat e autorit rezervuar.

Mund të jetë një imazh i 1 person