Në ëndërrime jam mërguar-Ukshin Morina


Mes dhembjes e trishtimit mbetur jam pa fjalë,

Si një shpend krahëthyer në natën e errësuarI

I humbur në ëndrrime në detin me plot dallgë,

Djegur mes rrenojash nga malli i përvëluar!

O ngushëllim i ngrohtë në orët e vetmisë,

Bashkë me hënën e ngrënë që shkon qiellit shtruar!

Ëndërronjës mbeta në heshtjen e shkretisë,

Si një yll që rend i vetëm në të perënduar!

E egër më është sonte kjo zemër e drobitur,

Si një kohë e ngarkuar me stuhi e dëborë.

I egër më është zjarri që me ka sfilitur,

Si kosa kur bie mbi barin gjethenjomë!

Nëse në një stinë më duhet që të shkoj,

Mos më ler ta bëj këtë në një pranverë!

Ndryshe jeta imë do më perëndoi,

Ashtu sikur dielli muzgjeve përherë!

Dhe heshtja do bie asgjë më s’do mbetet,

As tingull as zë kurrgja më s’do jehojë!

Mes teje e meje një murë do të shembët,

Hijet e dëshpirimit mes lotësh do i kujtojë!

Nga sytë do më shuhen deti, qielli e reja,

Të ëmblat kujtime si diej do perëndojnë!

Dhe udhet e shkreta të mbetura pa gjurmë,

Era me gjethet e arta do i shtrojë!

Sot po bie shi prej flokrash të lëshuara,

Shpirti po të qan me fort ngashërim.

Mbi kuror lulesh hijet rrinë mërguar,

Dhe mbeta dëshpëruar mes stinësh pa zgjim!

Ç’janë këto ëndrra që egërsisht po na vrasin,

Le ta festojmë kjo është pranvera jonë?!

Për ditet me diell dhe puthjet e mëndafshta,

Gëzimet e shfrenuara qiellit të jehojnë!