Në ëndrra përqafuar…Eralda Cuko


Arrita të prek unë heshtjen tënde,

në ëndërr t’pashë thellë në sy…

Aty ku dashuria lundronte,

detin e trazuar bashkë të dy…

Ti në kanapenë tënde dremit,

unë në kanapenë time rri zgjuar…

Kur gjumi rishtas vjen trokitë,

më vjen në timen ëndërr përqafuar…

Në ëndrra më je për çdo natë,

në ëndrra që më mbajnë edhe zgjuar…

nga mendja s’më largohesh asnjë çast,

në natën me dritëhënë përqafuar…

Ti sheh ëndrra që t’bëjnë të hutuar,

ndërsa unë ndonjëherë ngel pa gjumë…

Lundrojmë në gjumë edhe zgjuar,

në ëndrra dhe ëndërrime pa fund !..

Arrita të prek unë heshtjen tënde,

në ëndërr t’pashë thellë në sy…

Aty ku dashuria lundronte,

në detin e trazuar bashkë të dy…