Në labirintet e jetës-Vilson Mersinllari


————————–

Në lambirinthet e jetës,jo nuk futem

sepse po e mora këtë hap dhe u futa

nuk dal dot kurrë,unë nga lambirinthet

sepse ka në ata,shumë vrima edhe skuta.

Le të mbeten në kohë,si hije fantazmash

të shkuarës këto hije le ti përkasin

le të mbeten ato,si rrjeta merimagash

vetë shpirtin tim,ta ruaj,mos e vrasin.

Si nëpër arkivat e filmit,ato të rrinë

dhe pluhuri i harresës të bjerë mbi to.

të mbyllen një herë dhe përgjithmonë

dhe unë të mos kujtoj asgjë më për ato.